emri kercenoi me arme policin e zones arrestohet 46 vjecari ne durres 690219a42a716

Emri/ Kërcënoi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

October 29, 2025
1 minut lexim

Një 46-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi kërcënoi me armë (pistoletë) shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 46-vjeçari, Leonart Sheta, ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë SPZ-në e zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje.

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të dehur.

Njoftimi:

Kanosi me armë, specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari.

Sekuestrohen arma sportive (pistoletë) dhe automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur.

Pas njoftimit të një specialisti të Seksionit të Policimit në Komunitet të Komisariatit të Policisë Durrës, se në fshatin Katund Sukth, ishte kanosur me armë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, të planëzuar me shërbim për monitorimin e kësaj zone, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë mundësuar arrestimin e autorit, shtetasit L. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë SPZ-në e zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje.

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prokuroria elaboron serish provat shtese ne gjykimin ndaj ish prokurorit biraj dhe tjereve mbrojtja i kundershton 6902190beed04
Lajmi i mëparshëm

Prokuroria elaboron sërish provat shtesë në gjykimin ndaj ish-prokurorit Biraj dhe tjerëve, mbrojtja i kundërshton

trump ndryshon prioritetet ushtarake perqendrohet ne ameriken e jugut 69021a178c390
Lajmi i radhës

Trump ndryshon prioritetet ushtarake, përqendrohet në Amerikën e Jugut

Të fundit nga

ShkoLartë