emri im eshte perdorur si tabele qitjeje reagon parashqevi simaku po me ulin dinjitetin per disa klikime 68dc3b1e42964

“Emri im është përdorur si tabelë qitjeje”/ Reagon Parashqevi Simaku: Po më ulin dinjitetin për disa klikime

September 30, 2025
1 minut lexim

Këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku, e cila prej vitesh jeton në SHBA, në një postim në rrjetet sociale i është përgjigjur disa deklaratave të bëra kundër saj në media.

Simaku shkruan se prej 10 muajsh emri i saj është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që kërkojnë të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave.

“Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten.”, thekson këngëtarja në postimin e saj.

Më tej Simaku shton se vazhdon rrugën e saj me dinjitet sdhe të vërtetën në krah.

Postimi i plotë i Parashqevi Simakut:

Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

Por në fakt, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Edhe në vitet 1985–1988 flitej për mua – për çmimet që kisha fituar me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica – por shumë nga ata flisnin me mllef dhe zili. Edhe atëherë, si sot, zgjodha të mos ndalem.

Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj.

Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten.

Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pdk kerkon besimin e qytetareve per shukri bujen ne lipjan 68dc39d19b3cc
Lajmi i mëparshëm

PDK kërkon besimin e qytetarëve për Shukri Bujën në Lipjan

mickoski le te me quajne te prapambetur por formimi i nje familjeje me shume femije eshte akti me i larte patriotik 68dc3f1aca4bc
Lajmi i radhës

Mickoski: Le të më quajnë të prapambetur, por formimi i një familjeje me shumë fëmijë është akti më i lartë patriotik

Të fundit nga

ShkoLartë