emrat spak e bkh 19 kontrolle per zyrtare e biznesmene te perfshire ne dosjen balluku 694f1d43dd1d0

Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshirë në dosjen “Balluku”

December 27, 2025
1 minut lexim

Si pjesë të hetimit të çështjeve të lidhen me zv.kryeministren Belinda Balluku dhe disa bashkëpunëtorëve të saj Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer 19 kontrolle në dy kompani ndërtimi dhe shumë punonjës të Autoritetit të Rrugëve dhe Korporatën Elektroenergjitike.

Dy kompanitë e ndërtimit janë të njohura për tenderat që fitojnë pranë këtyre dy kompanive shtetërore.

Ndërkohë mësohet se aksioni i kontrollit është kryer nga vetëm agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit duke mos lejuar asnjë punonjës të policisë së shtetit, të paktën në tre kontrolle që janë zbvilluar në zonën që është në juridiksionin e komisariatit numër tre ku ka ndodhur ky fenomen.

Mes personave që u janë kontrolluar banesat dhe ambjentet e punës por edhe të banimit të drejtuesve të kompanive ndërtuse. Në një rast agjentët e BKH e kanë lënë tek dera punonjësin e policisë pa i lejuar që të marrin pjesë në kontroll. Ndërkohë që mes emrave të personave që u janë kontrolluar banesat janë edhe familjarë të drejtuesve të kompanive.

Mësohet se është kontrolluar banesa e Viola Haxhiademi, ish sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtore e KESH-it, banesa e Gentian Gjyli ish drejtor i ARRSH-së, i pandehur dhe në arrest shtëpie, banesa e Erald Elezi, ish drejtori i KESH-it, i pandehur dhe në arrest shtëpie si dhe banesa e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços.

Kontrollet janë bërë për të vijuar procesin e hetimit për dosjen hetimore ku zyrtari më i lartë nën akuzë është zv.kryeministrja Belinda Balluku për të cilën SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit dhe dhënien e lejes për heqjen e lirisë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

chelsea ndryshon strategji ne merkato 694f1c9369db0
Lajmi i mëparshëm

Chelsea ndryshon strategji në merkato

gm shpenzon shuma te medha parash per nje motor v8 694f1d6f6f142
Lajmi i radhës

GM shpenzon shuma të mëdha parash për një motor V8

Të fundit nga

ShkoLartë