emrat majlinda angoni lirohet nga detyra e prefektes se shkodres levizje edhe ne disa ministri 690b8c67d9b4e

EMRAT/ Majlinda Angoni lirohet nga detyra e Prefektes së Shkodrës, lëvizje edhe në disa Ministri

November 5, 2025
1 minut lexim

Majlinda Angoni lirohet nga detyra e Prefektes së Shkodrës, duke u zëvendësuar nga Holta Duda.

Vendimet janë marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku lëvizje janë bërë po ashtu edhe në disa Ministri.

Konkretisht:

– Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.

– Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

– Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

– Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.

– Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.

– Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

– Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spertk neser proteston per ceshtjen e pagave 690b8bc267a2f
Lajmi i mëparshëm

SPERTK, nesër proteston për çështjen e pagave

forcat ruse forcojne kontrollin mbi qytetin strategjik pokrovsk kremlini po planifikojme rifillimin e testimeve berthamore 690b8cd6c6310
Lajmi i radhës

Forcat ruse forcojnë kontrollin mbi qytetin strategjik Pokrovsk, Kremlini: Po planifikojmë rifillimin e testimeve bërthamore

Të fundit nga

ShkoLartë