Mbyllet procesi i vlerësimit për kandidatët që synojnë të marrin drejtimin e drejtorive vendore të Policisë së Shtetit në qarqet Tiranë, Durrës, Fier, Kukës dhe Lezhë, ndërkohë është dhe vakanca në Vlorë pas shkarkimit nga detyra të Elidon Çelës.
Sipas renditjes, i pari renditet Adriatik Tafçiu me 86 pikë, aktualisht në pozicionin si Këshilltar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe pritet të marrë emërimin për drejtimin e Policisë së Tiranës.
Në vendin e dytë renditet Ervin Hodaj me 85 pikë, aktualisht drejtor i komanduar në Durrës, pritet të marrë drejtimin e kësaj DVP-je.
Edvin Ndreu renditet me 84 pikë, aktualisht i komanduar në drejtorinë e policisë në Vlorë, pritet të marrë detyrën e drejtorit të DVP Vlorë.
Erion Ahmeti, aktualisht është drejtor i komanduar në Fier, dhe pritet të marrë detyrën.
Kandidatët e tjerë të renditur janë në start për lëvizjet e reja që mund të bëhen nga kreu i Policië së Shtetit Skënder Hita në drejtoritë e qarqeve.
Burimi: botasot.info


