emisioni i jimmy kimmelit rikthehet te marten njofton disney 68d1c3153a113

Emisioni i Jimmy Kimmelit rikthehet të martën, njofton Disney

September 22, 2025
1 minut lexim

Emisioni i komedianit Jimmy Kimmel, i cili u ndërpre papritur javën e kaluar, do të rikthehet të martën, ka njoftuar kompania Disney.

Ndërprerja e befasishme e programit në televizionin ABC, që është në pronësi të Disney-t, ndodhi pas ankesave të qarqeve konservatore për komentet e Kimmelit pas vrasjes së aktivistit konservator, Charlie Kirk.

“Të mërkurën e kaluar morëm vendimin të ndalonim prodhimin e emisionit, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës së tensionuar në një moment emocional për vendin tonë. Kjo ishte një vendim i marrë pasi vlerësuam se disa nga komentet ishin të papërshtatshme dhe të pandjeshme”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

“Në ditët e fundit kemi zhvilluar biseda të kujdesshme me Jimmyn dhe pas tyre kemi marrë vendimin që programi të kthehet të martën”, thuhet më tej në deklaratë.

Kimmel bëri disa deklarata lidhur me reagimet ndaj vrasjes së aktivistit konservator, gjatë emisionit “Jimmy Kimmel Live”, përfshirë edhe deklaratën se “shumë njerëz në botën MAGA [Bëje Amerikën Sërish Madhështore] po punojnë shumë për të përfituar nga vrasja e Charlie Kirkut”.

ABC, që e transmeton emisionin e Kimmelit që nga viti 2003, mori vendimin pasi grupi Nextar Communications, që ka në pronësi një numër stacionesh, tha se do të ndalte transmetimin e emisionit nga e mërkura.

Deklaratat e Kimmelit për vdekjen e Kirkut “janë fyese, të pandjeshme dhe janë bërë në një moment kritik të diskutimit tonë politik kombëtar”, tha Andrew Alford, president i divizionit të transmetimeve në Nextar.

Nextar operon me 23 stacione të lidhura me ABC-në.

Njoftimi i ABC-së se Jimmy Kimmel do të rikthehet në ekran erdhi vetëm disa orë pasi qindra yje nënshkruan një letër në mbrojtje të humoristit të njohur.

Jennifer Aniston, Meryl Streep dhe Robert De Niro janë mes emrave më të mëdhenj që e kanë quajtur pezullimin e Kimmelit një “moment të errët për lirinë e fjalës në vendin tonë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

chrome ne telefona i kthen faqet ne podkaste 68d1c2d7779a6
Lajmi i mëparshëm

Chrome në telefona i kthen faqet në podkaste

rritet presioni mbi gjermanine per mosnjohjen e shtetit palestinez ministri i jashtem nuk eshte koha e duhur por 68d1c4c8558b4
Lajmi i radhës

Rritet presioni mbi Gjermaninë për mosnjohjen e shtetit palestinez, ministri i Jashtëm: Nuk është koha e duhur, por…

Të fundit nga

ShkoLartë