emini terheqja e komunave veriore nga akk sinjal i qarte i strategjise se beogradit 6944919e1dd9f

Emini: Tërheqja e komunave veriore nga AKK, sinjal i qartë i strategjisë së Beogradit

December 19, 2025
1 minut lexim

Tërheqja e komunave veriore nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) nuk është një veprim befasues, por një sinjal i qartë i strategjisë së Beogradit për të rikthyer ndikimin e tij në veri të Kosovës, sipas hulumtuesit Ridvan Emini nga Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus”.

Emini thekson se vendimi i kryetarëve të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut reflekton një “lojë politike ndarëse, refuzuese dhe provokuese”, e orkestruar nga Beogradi.

“Asgjë befasuese, por padyshim sinjalizuese tërheqja e komunave veriore nga Asociacioni i Komunave të Kosovës(AKK). Një urdhër nga Beogradi për “përfaqësuesit” e Listës Serbe, që synon rikthim të strukturave e bandave si para vitit 2023.

Të maskuar me “vullnetin” e qytetarëve dhe referencën e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potokut, e ribëjnë të qartë lojën e politikës ndarëse, refuzuese dhe provokuese, si strategji e luftës hibride kundër Kosovës.

Pengesat e vazhdueshme ndaj integrimit të qytetarëve serbë, manifestojnë tendencat politike për rikthimin e Beogradit në veri.

Bojkotimi i institucioneve në vitin 2022 s’ishte thjesht një rishikim i politikës ekspansioniste ndaj Kosovës, por edhe strategji e sofistikuar drejt aneksimit, sepse “vakuumi institucional” do t’i shërbente pasigurisë, tensioneve, provokimeve dhe në fund sulmit të armatosur. “Dorëheqjet kolektive” si pjesë e një operacioni hibrid për delegjitimimin e institucioneve të Kosovës, u pasuan nga narrativa nxitëse e Listës Serbe se “nuk mund të qeveriset në veri pa bekimin e Serbisë”.

Mirëpo, dështimi i Radojçiqit në shtator 2023 dhe demaskimi (ekspertiza e FBI) me sulmin ndaj Ibër-Lepencit në nëntor 2024, imponoi “reflektimin” e tyre për t’iu kthyer zgjedhjeve.
Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet lokale të tetorit, e mbështetur me të gjitha mjetet për ta rikthyer monopolin, është një zgjatim kërcënues i Beogradit brenda Kosovës.
Tërheqja nga AKK e vërteton logjikën e “anulimit” të vendimeve gjatë qeverisjes 2023-2025.

Sidomos duke qenë në prag të zgjedhjeve të parakohshme, “tërheqja” është thjesht një paralajmërim për sfidat që kërkojnë maturi, vendosmëri dhe bashkërendim ndërkombëtar”, ka shkruar Emini.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si te rinovoni fshiresit e xhamit pa i zevendesuar 6944916e3c701
Lajmi i mëparshëm

Si të rinovoni fshirësit e xhamit pa i zëvendësuar?

rutte ukraina do te jete vija e pare e mbrojtjes 694491b32322e
Lajmi i radhës

Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes

Të fundit nga

Temperaturat nën zero në të gjithë vendin

Sot të dy vlerat ekstreme të temperaturave mbeten në vlera negative. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 dhe -1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës ndërmjet 0 dhe 5 gradë

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në Afrikë

Kompania ajrore ETHIOPIAN Airlines nisi zyrtarisht një projekt ndërtimi prej 12.5 miliardë dollarësh, për të cilin zyrtarët thonë se do të ndërtojë aeroportin më të madh të Afrikës kur të përfundojë në
ShkoLartë