emina cunmulaj viziton memorialin perkujtimor potocari ne srebrenice 689bbda0a4494

Emina Çunmulaj viziton memorialin përkujtimor Potoçari në Srebrenicë

August 13, 2025
1 minut lexim

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka zhvilluar së fundmi një vizitë prekëse në Srebrenica Memorial Center – Potoçari, vendin ku prehen viktimat e masakrës së vitit 1995 gjatë luftës në Bosnje.

Në llogarinë e saj në Instagram, Emina ka ndarë disa fotografi ku shihet e mbuluar me shami, ndërsa ecën mes varreve të të vrarëve. Pamjet, të ngarkuara me emocion, shoqëroheshin me një mesazh të fuqishëm reflektimi dhe kujtese.

“Vizita sot në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës ishte një udhëtim emocional në një vend ku çdo emër, çdo gur, mban një histori humbjeje dhe dhimbjeje të paimagjinueshme. Qëndrimi këtu është një kujtesë se duhet të kujtojmë, të nderojmë dhe të flasim — që bota të mos e harrojë kurrë Srebrenicën”, – ka shkruar ajo.

Postimi i saj ka marrë shumë reagime nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar gjestin e modeles për të nderuar viktimat dhe për të rikujtuar rëndësinë e mos-harrimit të tragjedive historike.

Emina Çunmulaj, e cila prej vitesh jeton dhe punon në SHBA, është e njohur për angazhimin e saj në kauza humanitare dhe për mbështetjen që i jep çështjeve që lidhen me paqen dhe drejtësinë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ahmeti tejkalimi i shpejtesise dhe perdorimi i telefonit faktore te aksidenteve ne komunikacion 689bbc748ebe6
Lajmi i mëparshëm

Ahmeti: Tejkalimi i shpejtësisë dhe përdorimi i telefonit, faktorë të aksidenteve në komunikacion

mexhiti marreveshja e ohrit eshte udherrefyesi yne per te ardhmen dhe garancia e suksesit te perbashket 689bc1d894306
Lajmi i radhës

Mexhiti: Marrëveshja e Ohrit është udhërrëfyesi ynë për të ardhmen dhe garancia e suksesit të përbashkët

Të fundit nga

ShkoLartë