emily blunt shkelqen perkrah the rock ne premieren e the smashing machine ne venecia 68b6a8330dddf

Emily Blunt shkëlqen përkrah The Rock në premierën e “The Smashing Machine” në Venecia

September 2, 2025
1 minut lexim

Emily Blunt siguroi vëmendjen e të gjithëve me një fustan glamuroz pa rripa, teksa mori pjesë në premierën e The Smashing Machine gjatë Festivalit të 82-të të Filmit në Venecia, ditën e hënë.

Aktorja e filmit The Devil Wears Prada, 42 vjeç, dukej thjesht mahnitëse me fustanin vezullues deri në tokë, i cili vinte në pah linjat e saj trupore.

Emily shtoi elegancën me një palë taka platformë në ngjyrë rozë të zbehtë dhe i kishte kombinuar me një palë vathë të gjatë prej argjendi që binin në sy, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.

Image

Emily dhe Dwayne
Image

Emily dhe Dwayne

Ajo i kishte stiluar flokët e errëta në onde të rregullta dhe i kishte mbledhur pas, duke zbuluar fytyrën, ndërsa buzëqeshte përpara kamerave në tapetin e kuq të mbushur me yje.

Asaj iu bashkua kolegu i saj i hijshëm, The Rock, me emrin e vërtetë Dwayne Johnson, i cili pozoi i buzëqeshur me një kostum gri elegant dhe këmishë të bardhë pa kravatë.

Image

Emily dhe Dwayne

Emily dhe Dwayne dukeshin të entuziazmuar që e takonin njëri-tjetrin në premierë, ndërsa përshëndesnin kamerat dhe fansat, përpara se të pozonin bashkë për fotografitë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

policia shqipton mbi 2 mije e 300 gjoba trafiku brenda 24 oreve te fundit 68b6a73162168
Lajmi i mëparshëm

Policia shqipton mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

ALI AHMETI GAZETA MK
Lajmi i radhës

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë