emigrante shtese vatnikaj institucionet te ndermarrin masa per te parandaluar abuzime 69432294d3089

“Emigrantë shtesë”, Vatnikaj: Institucionet të ndërmarrin masa për të parandaluar abuzime

December 17, 2025
1 minut lexim

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ishte e ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, ku komentoi situatën e emigrantëve dhe trajtimin e tyre në Shqipëri.

Ajo theksoi se si popull që ka përjetuar vetë emigracionin, qytetarët janë të sensibilizuar ndaj vuajtjeve të emigrantëve të tjerë dhe kanë organizuar aktivitete mbështetëse prej dy vitesh.

Vatnikaj kritikoi “Paktin Rama-Meloni”, duke e cilësuar atë si një pakti ligjor që ka krijuar një strukturë të qartë për menaxhimin e çështjeve të emigrantëve, por që sipas saj ka sjellë edhe abuzime.

Ajo theksoi rastet e torturave në kampin e Gjadrit dhe raportoi se një emigrant ka ndërruar jetë për shkak të vetëvrasjes, duke nënvizuar nevojën për mbikëqyrje më të rreptë dhe për garantimin e të drejtave të njerëzve në kampet e pritjes.

“Institucionet të ndërmarrin masa konkrete për të parandaluar abuzime të mëtejshme dhe për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e çdo emigranti”, u shpreh aktivistja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kush ka dy bluza le ti jape njeren atij qe nuk ka asnje solidaritet festiv ne veper 69432092f1a1f
Lajmi i mëparshëm

“Kush ka dy bluza, le t’i japë njërën atij që nuk ka asnjë”: Solidaritet festiv në vepër

pejanet me fitore bindese ndaj prishtinasve 694322f36c8e1
Lajmi i radhës

Pejanët me fitore bindëse ndaj prishtinasve

Të fundit nga

ShkoLartë