emerohen administratore dhe drejtore te rinj ne cerrik ja emrat qe do te marrin pozicionet drejtuese 68ac9f59afdc3

Emërohen administratorë dhe drejtorë të rinj në Cërrik, ja emrat që do të marrin pozicionet drejtuese

August 25, 2025
1 minut lexim

Pak kohë pasi kryeministri Edi Rama tha ultimatum për “vetëpastrimin” e Bashkive mësohet se në Bashkinë e Cërrikut janë emëruar personat e rinj që do të marrin pozicionet drejtuese. Raportohet se në njësinë administrative Klos, Elis Duzha ka marrë detyrën në vend të Arjan Griba.

Ndërkohë në njësinë Gostimë, Eneo Taçja ka marrë detyrën si administrator i Njësisë Klos duke zëvëndësuar Gëzim Kadiun. Njësia Administrative Mollas do të vazhdojë të drejtohet nga Xhevdet Sade. Edhe Njësia Administrative Shalës do të vijojë të drejtohet nga Brunilda Kurti.

Si Drejtor i Shërbimeve Publike është emëruar Olti Bozi ndërsa në krye të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit është vendosur Florian Qosja. 

Kryetari i Bashkisë Cërrik, Andis Salla ka bërë me dije se këto emërime po kryhen në mënyrë transparente dhe se po respektohen procedurat ligjore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gashi deklarata per zgjedhje demokratike do te kete me shume peshe nese miratohet ne kuvend 68ac95e5c58aa
Lajmi i mëparshëm

Gashi: Deklarata për zgjedhje demokratike do të ketë më shumë peshë nëse miratohet në Kuvend

kombetarja u17 e vajzave nis grumbullimin per miqesoret me malin e zi 68ac9fb3f1947
Lajmi i radhës

Kombëtarja U17 e vajzave nis grumbullimin për miqësoret me Malin e Zi

Të fundit nga

ShkoLartë