emergjenca ne qkuk per dy dite trajtoi 900 raste 696e03af5632c

Emergjenca në QKUK për dy ditë trajtoi 900 raste

January 19, 2026
1 minut lexim

Qendra Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë dy ditëve të fundjavës është përballur me një fluks të lartë pacientësh, duke trajtuar gjithsej rreth 900 raste.

Sipas ShSKUK-së kjo është një ngarkesë të jashtëzakonshme të punës.

Nga këto raste 61 kanë qenë nga aksidentet në komunikacion.

“Në këtë periudhë janë ofruar shërbime emergjente të natyrave të ndryshme, përfshirë 194 raste reanimimi, 302 trajtime internistike, 183 raste ortopedike, 137 raste kirurgjike si dhe 33 raste që kanë kërkuar intervenime të vogla. Ndërsa 61 prej tyre kanë qenë raste të aksidentuara. Të gjitha këto shërbime janë realizuar nga ekipet e mjekëve specialistë dhe infermierëve të Qendrës Emergjente”, thuhet në njoftim.

Sipas ShSKUK-së një pjesë e konsiderueshme e pacientëve janë paraqitur drejtpërdrejt në Qendrën Emergjente, duke anashkaluar shërbimet shëndetësore parësore dhe dytësore.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që rastet jo emergjente të drejtohen fillimisht në qendrat e mjekësisë familjare apo në spitalet rajonale .Qendra Emergjente duhet të mbetet e rezervuar për rastet serioze dhe kërcënuese për jetën. Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për të mundësuar ofrimin e kujdesit shëndetësor në kohën e duhur për pacientët që janë në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

groenlanda shba te paralajmerojne evropen beteja jone eshte e vertete 696e02c2af080
Lajmi i mëparshëm

Groenlanda/ SHBA-të paralajmërojnë Evropën: Beteja jonë është e vërtetë

trendi i 2016 tes dafina zeqiri rishperndan nje fotografi ku shfaqet e perqafuar me dua lipen 696e04d7622c3
Lajmi i radhës

“Trendi i 2016-tës” – Dafina Zeqiri rishpërndan një fotografi ku shfaqet e përqafuar me Dua Lipën

Të fundit nga

ShkoLartë