elza bajrami kastrati anetare e re e keshillit prokurorial i dergohet ftesa per te bere betimin ne oren 1300 69aabaf9e2381

Elza Bajrami-Kastrati, anëtare e re e Këshillit Prokurorial, i dërgohet ftesa për të bërë betimin në orën 13:00

March 6, 2026
min lexim

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka miratuar raportin e komisionit zgjedhor, sipas të cilit Elza Bajrami Kastrati ka rezultuar fituese e garës për anëtare e KPK-së në radhët e gjykatave themelore.

Miratimi i raportit u bë me pesë vota pro, gjatë takimit të 287-të të KPK-së, njofton Flamur Kabashi.

Po ashtu, KPK certifikoi rezultatin e zgjedhjeve dhe dërgoi ftesë zyrtare për Elza Bajrami-Kastrati për ceremoninë e betimit në orën 13:00.

Më 3 mars, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim, me të cilin ka anuluar vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) të 1 dhjetorit 2025, duke e detyruar ta aprovojë raportin për procesin zgjedhor, në të cilin Elza Bajrami-Kastrati u zgjodh anëtare e Këshillit.

Në seancën e 18 shkurtit 2026, palët kishin paraqitur pretendimet e tyre. Më pas, Gjykata ka bërë administrimin e provave. Pas këtyre dhe analizimit të shkresave të lëndës, konstatoi se kërkesëpadia e paditëses është e bazuar.

Fillimisht, më 1 nëntor 2025 ishte zhvilluar Konferenca Vjetore e Prokurorit të Shtetit, nga e cila Bajrami-Kastrati kishte fituar votat e nevojshme për të fituar ulësen e anëtares së KPK-së. Mirëpo, ky i fundit kishte vendosur më 1 dhjetor të refuzojë certifikimin e rezultateve, me arsyetimin se procesi nuk është zhvilluar konform standardeve.

Andaj, Bajrami-Kastrati kishte ushtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 17 dhjetor 2025, kundër të paditurit/kundërpropozuesit- Këshilli Prokurorial, duke kërkuar anulimin e vendimit të KPK-së, të 1 dhjetorit 2025. Bashkë me padi, paditësja ka parashtruar edhe kërkesë që të caktohet masa e sigurisë, ashtu që t’i ndalohet KPK-së të ndërmarrë çfarëdo veprimi lidhur me objektin e kërkesëpadisë së paditëses nga pranimi i këtij aktvendimi deri në një vendim tjetër gjyqësor.

Ndryshe, më 26 dhjetor 2025, Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte pezulluar ekzekutimin e vendimit të KPK-së, me të cilin ishte refuzuar certifikimi i rezultatit për zgjedhjen e Elza Bajrami-Kastratit anëtare. Ndërsa, më 26 janar 2026, ky vendim ishte vërtetuar nga Gjykata e Apelit.

Përmes padisë së ushtruar nga paditësja Elza Bajrami-Kastrati më 17 dhjetor 2025, është kërkuar që të anulohet vendimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës KPK/Nr.1082/2025, me arsyetimin se ishte vepruar në kundërshtim me nenin 10A, par.15 të Ligjit për Këshillin Prokurorial, i cili përcakton se  “Pas shqyrtimit të ankesave, këshilli brenda 7 ditëve shpall dhe certifikon rezultatet përfundimtare të procesit zgjedhor”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spak njoftim zyrtar nese hetimet jane te komplikuara mund te zgjasin 2 vite 69aababf36ce3
Lajmi i mëparshëm

SPAK njoftim zyrtar: Nëse hetimet janë të komplikuara mund të zgjasin 2 vite

b66dd6fe f86b 46ba aa51 754459c9c62a
Lajmi i radhës

Altron Ismani zgjidhet kryetar i nëndegës së BDI-së në Drenovec

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë