elsa lila zbulon se nga kush u bind per te hyre ne ferma vip 69064ed1acf45

Elsa Lila zbulon se nga kush u bind për të hyrë në Ferma VIP

November 1, 2025
1 minut lexim

Këngëtarja Elsa Lila tregon në “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin se pse u fut në Ferma VIP.

“Të them të drejtën unë kur kam marrë vesh që Elsa Lila do të futet te Ferma me aq sa e njoh thashë qenka bashkuar qielli dhe toka”, iu drejtua Arbana.

“U bashkuan në fakt. Por pastaj i ndava prapë”, u shpreh artistja.

Tutje u pyet nga moderatorja: “Çfarë ndodhi, pse pranove, pse hyre dhe si shkoi?”.

“Nuk dua të përmend emra por ata dy emra që më mbushën mendjen ishin abastanza të rëndësishëm për mua saqë unë të pranoja një aventurë, edhe një sfidë pse jo me veten time të tillë”, tha ajo.

Mes tjerash theksoi: “Ishin dy persona të produksionit, të cilët me të cilët unë jam rritur artistikisht kemi bërë gjëra të mrekullueshme bashkë dhe i kam si familje, të cilët më ndërmorën këtë aventurë të mrekullueshme që ishte Ferma VIP. Po të kishte qenë një tjetër lloj formati le të themi pa natyrë nuk do të kisha pranuar por prezenca e natyrës dhe e kafshëve ishte vendimtare”.

Atë vit, fitues i Ferma VIP duhet theksuar se u zgjodh TikTok-eri Dijonis Biba. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama asfaltimi ne rrugen bob doll drejt perfundimit kater korsi e transformim total 69064db000ca2
Lajmi i mëparshëm

Rama: Asfaltimi në rrugën Bob Doll drejt përfundimit, katër korsi e transformim total

bastisje ne podmolje te ohrit gjenden droge arme dhe municion 69066012aed4a
Lajmi i radhës

Bastisje në Podmolje të Ohrit, gjenden drogë, armë dhe municion

Të fundit nga

ShkoLartë