elon musk kerkon shperberjen e parlamentit britanik dhe ndryshimin e qeverise 68c5cb264c9db

Elon Musk kërkon shpërbërjen e Parlamentit britanik dhe ndryshimin e qeverisë

September 13, 2025
1 minut lexim

Biznesmeni dhe themeluesi i kompanive Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ka deklaruar se në Mbretërinë e Bashkuar është e nevojshme një “shpërbërje e Parlamentit” dhe një “ndryshim qeverie”.

Këto komente ai i bëri gjatë një lidhjeje me video në një manifestim të organizuar nga e djathta ekstreme në Londër.

“Nuk mund të presim. Nuk kemi edhe katër vite të tjera, apo kurdo që të mbahen zgjedhjet e ardhshme – është shumë vonë. Duhet ndërmarrë diçka që tani,” – tha Musk, duke iu referuar qeverisë laburiste të kryeministrit Keir Starmer, me të cilin ai ka pasur përplasje edhe më parë.

Më tej, ai akuzoi të majtën për nxitje dhune dhe tha se ajo është “partia e dhunës dhe e vrasjes”, duke përmendur si shembull vrasjen e Charlie Kirk në SHBA – një figurë e njohur e së djathtës amerikane.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

droni rus shkel hapesiren ajrore te rumanise gjate nje sulmi ndaj ukraines 68c5c97be85c4
Lajmi i mëparshëm

Droni rus shkel hapësirën ajrore të Rumanisë gjatë një sulmi ndaj Ukrainës

shehu e ka gati programin per junikun bashkekohor 68c5d04e77aa6
Lajmi i radhës

Shehu e ka gati programin për Junikun bashkëkohor

Të fundit nga

Pep Guardiola nderon James Milnerin

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lavdëruar mesfushorin veteran James Milner për arritjen historike. Në konferencën për shtyp, Guardiola tha: “Para se të fillojmë konferencën, më lejoni të them fjalët e

Reagon KF Bashkimi: Stop shovenizmit në futboll!!

Skuadra e Bashkimit nga Kumanovës ka reaguar pas ndeshjes kundër Vardarit, duke potencuar se në minutat e fundit të takimit tifozët vendas përdorën thirrje ofenduese në baza nacionale. Sipas klubit kumanovar, janë dëgjuar thirrjet
ShkoLartë