elon musk bashkimi evropian duhet te zhbehet sovraniteti tu kthehet shteteve 6934714344b01

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
1 minut lexim

Ish-Shefi i Departamentit për Efiçencën qeverisëse “DOGE” Elon Musk shprehet në mbështetje të përmbajtjes së doktrinës së re për sigurinë kombëtare, e hartuar nga Shtëpia e Bardhë, dhe deklaron përmes një postimi në platformën e tij X:



“Bashkimi Europian duhet të shfuqizohet dhe sovraniteti t’u kthehet vendeve të ndryshme, në mënyrë që qeveritë të mund të përfaqësojnë më mirë popujt e tyre”.

Komisioni i BE-së ka vendosur një gjobë prej 120 milionë eurosh ndaj platformës X për shkelje të rregullave evropiane që rregullojnë përmbajtjen në rrjetet sociale.

Kjo shpjegon sulmin e drejtpërdrejtë të manjatit ndaj autoriteteve të Brukselit. Platformës i atribuohet veçanërisht shkelja e Aktit për Shërbimet Digjitale (Digital Service Act), një paketë rregullash e miratuar nga Brukseli dhe e kritikuar nga Uashingtoni, i cili kërkon shfuqizimin e saj.

Elon Musk nuk mban më poste brenda administratës Trump dhe roli i tij politik, pas largimit nga pozita e “Doge”, është në nivelet minimale. Megjithatë, ndikimi që ai mund të ushtrojë mbi qeveritë evropiane mbetet i madh: si për shkak të pronësisë mbi rrjetin e satelitëve Starlink, nëpër të cilin kalon pjesa dërrmuese e trafikut të të dhënave, ashtu edhe për shkak se Musk ka mbështetur hapur lëvizje të ekstremit të djathtë dhe anti-evropiane, duke filluar me AfD në Gjermani.

Vetë Musk ka paralajmëruar se përgjigjja e tij do të synojë zyrtarët e lartë të BE-së që kanë vendosur sanksionin.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

30 milione dollare kompensim per familjen e 16 vjecarit qe u vra nga oficeri i policise ne san diego 69346d071160c
Lajmi i mëparshëm

30 milionë dollarë kompensim për familjen e 16-vjeçarit që u vra nga oficeri i policisë në San Diego

Të fundit nga

ShkoLartë