elezi shkembimi i pervojave me eksperte boterore ndihmon avancimin e praktikave tona 6a37f021b8fd8

Elezi: Shkëmbimi i përvojave me ekspertë botërorë ndihmon avancimin e praktikave tona

June 21, 2026
1 minut lexim

Drejtori i Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit, Amir Elezi, ka njoftuar se po merr pjesë së bashku me mjekët e institutit në Kongresin Ndërkombëtar të ISBT-së, i cili po mbahet në Kuala Lumpur të Malajzisë.

“Së bashku me mjekët nga Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit, po marrim pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të ISBT-së, i cili këtë vit po mbahet në Kuala Lumpur në Malajzi.

Ky kongres mbledh ekspertë të transfuzionit të gjakut nga e gjithë bota dhe paraqet një mundësi të shkëlqyer për të njohur risitë më të fundit, teknologjitë moderne dhe arritjet shkencore në fushën e mjekësisë transfuzive.

Njëkohësisht, kemi mundësinë të shkëmbejmë përvoja dhe njohuri me profesionistë dhe shkencëtarë të nivelit botëror, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe avancimin e praktikave tona profesionale”, ka shkruar Elezi.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

me barkun e rrumbullakosur dhe plot energji dafina zeqiri vazhdon te performoje 6a37ed7ef0e9b
Lajmi i mëparshëm

Me barkun e rrumbullakosur dhe plot energji, Dafina Zeqiri vazhdon të performojë

rama per shqiptaret e maqedonise nuk jane diaspore e shqiperise ne toke te huaj jane shtetformues ne token e tyre 6a37f170448c1
Lajmi i radhës

Rama për shqiptarët e Maqedonisë: Nuk janë diasporë e Shqipërisë në tokë të huaj, janë shtetformues në tokën e tyre

Të fundit nga

ShkoLartë