elezi qysh ne raundin e pare fituam ne pese komuna ndersa kemi epersi 68f7a7536bde4

Elezi: Qysh në raundin e parë fituam në pesë komuna, ndërsa kemi epërsi

October 21, 2025
1 minut lexim

Amir Elezi, nënkryetar i shtabit të Koalicionit VLEN, në një deklaratë
për televizionin NTV, tha se në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, Koalicioni VLEN ka fituar në pesë komuna që në raundin e parë, ndërsa ka
epërsi në pesë komuna të tjera.

“Ishte një festë e vërtetë e demokracisë dhe një organizim perfekt i zgjedhjeve dhe i gjithë fushatës zgjedhore këtu në Maqedoninë e Veriut,
çka na gëzon jashtëzakonisht shumë. Krahas rezultatit shumë të mirë dhe të kënaqshëm të Koalicionit VLEN në këto zgjedhje lokale, siç e përmenda edhe në inkuadrimin tim të fundit për televizionin tuaj, ne kemi arritur
të fitojmë në pesë komuna që në raundin e parë – pikërisht ashtu siç e kam parashikuar para fillimit të fushatës.

Ndërkohë, për raundin e dytë, kemi epërsi edhe në pesë komuna të tjera – apo bashki, siç i quani ju. Kjo është rezultat i mbarëvajtjes së
fushatës dhe angazhimit të shtabit qendror të VLEN-it,” deklaroi Elezi.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mamografia mobile kalon uren kontroll falas per grate ne veri 68f794f27366e
Lajmi i mëparshëm

Mamografia mobile kalon urën, kontroll falas për gratë në veri

IMG 1365
Lajmi i radhës

Mexhiti: Punimet në Çair të Vjetër dëshmi e fillimit të një epoke të re zhvillimi!

Të fundit nga

ShkoLartë