elezi i pergjigjet ademit e kemi ditur se je politikan i dobet ama edhe lexues i dobet qenke 69a24de19bc23

Elezi i përgjigjet Ademit: E kemi ditur se je politikan i dobët, ama edhe lexues i dobët qenke

February 28, 2026
1 minut lexim

Nënkryetari i Alternativës, Afan Elezi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj sekretaeit të përgjithshëm të BDI-së, Arbër Ademi, duke e akuzuar për mungesë të njohurive bazike politike dhe konceptuale, ndërsa ky i fundit kishte raguar ashpér ndaj njoftimit të zv/kryeministrit të parë Bekim Sali, gjatë takimit me presidentin e Shqipérisë, Bajram Begaj.

“Arbër, e dimë se je politikan i dobët, që gjithnjë humb në zgjedhje, por se je edhe lexues i dobët, këtë po e zbulon vet”, thuhet në reagimin e Elezit.

Ai theksoi se në debatin publik po ngatërrohen qëllimisht nocionet e kombit dhe të popullit, duke sqaruar dallimin mes tyre.

“Kombi dhe populli janë nocione të ndryshme për ata që marrin vesh në këto punë. Kombi shqiptar shtrihet në disa shtete, ndërsa populli i Maqedonisë dhe i Shqipërisë janë ata qytetarë që jetojnë (popullojnë) në këto shtete”, deklaroi Elezi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjykata e prishtines liron te dyshuarit te cileve iu gjeten 1 milion euro te fshehura ne furgon 69a2267157b31
Lajmi i mëparshëm

Gjykata e Prishtinës liron të dyshuarit të cilëve iu gjetën 1 milion euro të fshehura në furgon

bujar qamili ne big brother vip kosova 4 ndez atmosferen me kenge shkodrane 69a256756a0da
Lajmi i radhës

Bujar Qamili në Big Brother VIP Kosova 4, ndez atmosferën me këngë shkodrane

Të fundit nga

ShkoLartë