ekzekutohet me arme zjarri 44 vjecari shqiptar ne shba ishte bashkepronar ne nje restorant ne michigan 691c234338250

Ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar në SHBA, ishte bashkëpronar në një restorant në Michigan

November 18, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së dielë në Michigan të SHBA-së pasi një 44-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri jashtë restorantit ku ai punonte.

Një i dyshuar është marrë në paraburgim për ngjarjen, e cilat ndodhën në orën 9:38 të mbrëmjes në Prime 7 Bar & Restaurant, 635 Cooley Lake Road, në Commerce Township.

Zyrtarët që mbërritën në vendngjarje identifikuan viktimën të shtrirë në një verandë jashtë restorantit. Viktima është identifikuar si Françesk Shkambi, 44 vjeç banues në Howell.

Mjekët që arritën në vendngjarje filluan trajtimin dhe ai u transportua në një spital lokal, ku më vonë ndërroi jetë, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e sherifit.

Shkambi ishte menaxheri i përgjithshëm i restorantit Prime 7.

Burimet i thanë FOX 2 se Shkambi kishte marrë një telefonatë, kishte dalë nga restoranti dhe ishte qëlluar.

Sherifi Michael Bouchard tha se i dyshuari dhe viktima e njihnin njëri-tjetrin për një periudhë kohore përpara se një mosmarrëveshje midis të dyve të përshkallëzohej në ngjarjen fatale. Shkambi u qëllua dy herë.

Stafi dhe pronari i restorantit ishin të tronditur nga lajmi.

“Ai kishte zemrën më të madhe në të gjithë botën. Ai erdhi në këtë restorant ndërsa ne ishim drejt fundit dhe na ndërtoi dhe na bëri të gjithëve familje”, tha Alex Crawford.

“Ai është si një vëlla i madh për mua. Ai ishte një gjigant i butë dhe do na mungojë shumë, kjo është e sigurt”, shtoi ajo.

“Ai ishte si vëllai im”, tha Frank Gjura, pronari i Prime 7.

Natyra e mosmarrëveshjes që çoi në të shtëna është ende e paqartë. Më shumë detaje pritet të pasojnë gjatë një seance gjyqësore.

I dyshuari është një banor 65-vjeçar i Farmington Hills, i cili u dorëzua vetë. Ai u mbajt në Burgun e Qarkut Oakland.

Bouchard shtoi se i dyshuari e rrëfeu krimin dhe arsyen pse qëlloi viktimën, por nuk dha detaje.

Hetuesit gjithashtu gjetën një armë që ata besojnë se është përdorur gjatë vrasjes, një pistoletë 9 mm e cila u raportua e vjedhur, sipas autoriteteve.

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mot me shi ihmk paralajmeron per vershime te shpejta ne disa lokalitete 691c22a20215b
Lajmi i mëparshëm

Mot me shi, IHMK paralajmëron për vërshime të shpejta në disa lokalitete

apple do ta ndaje prezantimin e iphone ne dy faza vjeshte dhe pranvere 691c2374da4cb
Lajmi i radhës

Apple do ta ndajë prezantimin e iPhone në dy faza – vjeshtë dhe pranverë

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë