ekzekutimi i gjyqtarit ne sallen e apelit zbardhet dinamika 31 fisheke ne makinen e gjon shkambit arma ishte gjermane 68ee6e353817c

Ekzekutimi i gjyqtarit në sallën e Apelit/ Zbardhet dinamika, 31 fishekë në makinën e Gjon Shkambit, arma ishte gjermane

October 14, 2025
1 minut lexim

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur tërësisht dinamikën e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit rreth një javë më parë. 

Më datë 06.10.2025, rreth orës 15:35 në ambientet Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar seanca gjyqësore, me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”.

Pamjet e sigurisë treguan se në ambientet e gjykatës, në sallën nr. 3 ishin të pranishëm Gjon Shkambi, nipi i tij Elvis Shkambi, si dhe Ragip e Ervis Kurtaj.  Të katërt ndodheshin aty për një çështjen gjyqësore që po shqyrtohej nga gjyqtari Kalaja.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Astrit Kalaja, shtetasi Elvis Shkambi që ndodhej në sallë, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit i cili si pasojë e të shtënave është rrëzuar në tokë.

Pas këtij veprimi, ai i ka drejtuar pistoletën shtetasve Ragip dhe Ervis Kurtajt të cilët tentuan të dalin nga salla dhe qëlloi me armë zjarri (pistoletë) në drejtim të tyre.

Më pas, autori i dyshuar i ka lënë në dorë pistoletën punonjësit të sigurisë së gjykatës dhe pasi ka dalë në oborr, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit  të Policisë Nr.1, Tiranë.

Policia ka sekuestruar armën e krimit,  një pistoletë me mbishkrimin “Welt Waffen W. Germany, Cal.765 mm, Browning”. Arma kishte një fishek në folenë e zjarrit dhe dy të tjerë në krehër, gati për përdorim.

Në parkingun pranë Xhamisë së Namazgjasë u gjet automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të Gjon Shkambit, ku u zbuluan dhe sekuestruan 31 fishekë manovër kalibri 9 mm.

Ndaj autorit Elvis Shkambi rëndojnë veprat penale “vrasje e funksionarëve publik”, “barasja në rrethana të tjerë cilësuese” si dhe “mbajtja pa leje e armëve”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

anketa e m prospekt ja si qendrojne partite 68ee6cd412d27
Lajmi i mëparshëm

Anketa e M-Prospekt, ja si qëndrojnë partitë!

ardon jashari afer rikthimit nga lendimi allegri e sheh si alternative te modricit 68ee6e9352253
Lajmi i radhës

Ardon Jashari afër rikthimit nga lëndimi, Allegri e sheh si alternativë të Modricit

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë