ekzekutime te reja ne shba karolina e jugut kryen denimin e trete me vdekje brenda pak muajsh 691788292a8f9

Ekzekutime të reja në SHBA, Karolina e Jugut kryen dënimin e tretë me vdekje brenda pak muajsh

November 14, 2025
1 minut lexim

Karolina e Jugut do të dënojë me vdekje një 44-vjeçar të premten, hera e tretë në 3 muaj që shteti ka përdorur këtë metodë pavarësisht reagimeve negative.

Steven Bryant u dënua me vdekje për vrasjen e Willard Tietgen në tetor 2004 dhe u deklarua fajtor për dy vrasje të tjera. Avokatët e Bryant argumentuan se gjyqtari që dha dënimin nuk mori parasysh dëmtimin e trurit të shkaktuar nga përdorimi i alkoolit dhe drogës nga nëna e tij gjatë shtatzënisë. Ata gjithashtu argumentuan se dëmtimi i trurit ishte përkeqësuar nga “abuzimi i papranueshëm fizik dhe seksual nga anëtarë të shumtë të familjes” gjatë fëmijërisë së tij.

Gjykata Supreme e Karolinës së Jugut në një vendim të hënën refuzoi të pezullonte ekzekutimin, raporton Guardian.
Ishte ekzekutimi i gjashtë në një periudhë të shkurtër kohore pas një moratoriumi 13-vjeçar mbi përdorimin e dënimit me vdekje. Në mars, shteti kreu ekzekutimin e parë duke përdorur një metodë që mbrojtësit e të drejtave të njeriut e kanë quajtur “barbare” dhe që nuk është përdorur askund në Shtetet e Bashkuara për 15 vjet. Prokurori i përgjithshëm i shtetit argumentoi se pretendimet e Bryant për dëmtim të trurit ishin të parëndësishme, duke thënë se Bryant ishte metodik dhe “i shijonte krimet e tij”. Të burgosurit e dënuar me vdekje në Karolinën e Jugut tani kanë një zgjedhje se si do të ekzekutohen me karrige elektrike, injeksion vdekjeprurës apo skuadër pushkatimi. Injeksioni vdekjeprurës është metoda më e zakonshme në shtetet Amerikane që vazhdojnë ekzekutimet, pavarësisht shqetësimeve se përdorimi i pentobarbitalit qetësues mund të shkaktojë një vdekje të zgjatur dhe torturuese. Ata që zgjedhin skuadrën e pushkatimit lidhen në një karrige dhe kokat e tyre mbulohen me kapuç përpara se të qëllohen nga tre snajperë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te pakten gjashte te vdekur ne nje aksident me autobus ne stokholm 69178674910a8
Lajmi i mëparshëm

Të paktën gjashtë të vdekur në një aksident me autobus në Stokholm

fondi global lider ne cybersecurity dhe ai viziton shqiperine 69178b3380ec3
Lajmi i radhës

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

Të fundit nga

ShkoLartë