ekstradohet vilson pepa bashkepunetor i copjave ne trafikun e 11 toneve kokaine mberrin nga republika dominikane 68bda7c41e90f

Ekstradohet Vilson Pepa, bashkëpunëtor i Çopjave në trafikun e 11 tonëve kokainë mbërrin nga Republika Dominikane

September 7, 2025
1 minut lexim

Vizita e maskuar si një turist e Soni Pepës apo Vilson Pepës zgjati fare pak në Paraguaj.

 

Në Shqipëri 41-vjeçari u prit nga forca të shumta policore mbasi iu dorëzua Shqipërisë nga partnerët në rrugë të përshpejtuar dhe duke shmangur procedurat e ekstradimit.

I dyshuar për trafikim droge, organizatë kriminale dhe pastrim parash, Vilson Pepa konsiderohet nga SPAK si anëtar i grupit të Ervis Çelës, që brenda dy viteve ka trafikuar tonelata me kokainë nga Paraguaji drejt Evropës. Çështja e trafikut të gati 11 tonë kokainë  u hap në 2023 nga një referim  Byrosë Kombëtare të Hetimit, që vuri në dijeni SPAK se ndaj Ervis dhe Ardjan Çela të dënuar për vrasje disponoheshin të dhëna për dërgesat e drogës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Ndërkohë që për vëllain e tyre u referuan indicie se ekspozohej në një kompani ndërtimi përmes të cilës nga 2021-2023 ishin firmosur kontrata të shumta për kalim pasurish. Për porositë e përcjella nga të huajt kanë konfirmuar për SPAK se si përgjatë 2020 Holanda bllokoi qindra kilogramë kokainë dhe në një rast bllokoi 2 milionë euro.

Në bisedat e përftuara nga aplikacioni SKY Ecc ekspozohet jo vetëm drejtuesi i organizatës por edhe secili nga anëtarët e dyshuar mes tyre edhe Vilson Pepa i cili në një rast i përcjell Ervis Çelës fotografi nga blloku i shënimeve për pagesat e kryera të lekëve të kokainës.

Në fashikull përmendet se si i dyshuari dërgoi fotografi mbi shumat e  parave të mbështjella. Në komunikimet e mëpasshme me shefin përmenden dërgesat me shprehjen “mall çfarë dua më shumë unë”  se duhet ikur me lekë.

 

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mustafi fshine emrin e mladiqit ne qender te bujanocit 68bda722a17b7
Lajmi i mëparshëm

Mustafi fshinë emrin e Mladiqit në qendër të Bujanocit

nanoteknologjia dhe ai zbulojne kancerin e prostates ne faze te hershme 68bda7ef29f80
Lajmi i radhës

Nanoteknologjia dhe AI zbulojnë kancerin e prostatës në fazë të hershme?

Të fundit nga

ShkoLartë