ekstradohen nga italia dhe gjermania dy te rinj njeri prej tyre i akuzuar nga gjkko per 68c7c238590ff

Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania dy të rinj, njëri prej tyre i akuzuar nga GJKKO për…

September 15, 2025
1 minut lexim

Dy të rinj janë ekstraduar përkatësisht nga Italia dhe Gjermania drejt vendit tonë. Policia e Shtetit bën të ditur se nga Italia është ekstraduar një 29-vjeçar i akuzuar nga GjKKO-ja, për dhënie ndihmë për emigrim të kundërligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë.

Policia sqaron se gjatë periudhës 2022-2024, shtetasi A. L., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, iu ka dhënë ndihmë shtetasve të ndryshëm, për kalim të kundërligjshëm të kufijve, drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë.

Ndërsa nga Gjermania një 20-vjeçar i dënuar 2 herë, për vjedhje në kryeqytet.

Njoftimi:

✅Ekstradohet nga Italia, një 29-vjeçar i akuzuar nga GjKKO-ja, për dhënie ndihmë për emigrim të kundërligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë.

✅Ekstradohet nga Gjermania, një 20-vjeçar i dënuar 2 herë, për vjedhje në kryeqytet.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Romës dhe të Interpol Wiesbaden, u finalizuan procedurat e ekstradimit nga Italia dhe nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetasve:

-A. L., 29 vjeç, lindur në Dibër, pasi në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë periudhës 2022-2024, shtetasi A. L., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, iu ka dhënë ndihmë shtetasve të ndryshëm, për kalim të kundërligjshëm të kufijve, drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë.

-F. B., 20 vjeç, lindur në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar dy herë, përkatësisht me 8 muaj në vitin 2021 dhe 6 muaj burgim në vitin 2024, për veprën penale “Vjedhja”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI GAZETA MK
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti me shembull konkret: Mirëmëngjesi nga parkingu i rregulluar në afërsi të SH.F. Liria (VIDEO)

gjithcka gati per startin e liges se kampioneve 2025 26 68c7c29a193e0
Lajmi i radhës

​Gjithçka gati për startin e Ligës së Kampionëve 2025/26

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë