ekstradohen dy shtetas shqiptare po kerkoheshin per kercenim e narkotike 68b077b4ac7e0

​Ekstradohen dy shtetas shqiptarë, po kërkoheshin për kërcënim e narkotikë

August 28, 2025
1 minut lexim

Policia e Shtetit shqiptar po vijon bashkëpunimin me homologët në kuadër të operacionit “The Wanted”, për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve të kapur jashtë vendit.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në kuadër të operacionit “The Wanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e tyre, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Italia të shtetasit H. Xh. (42), banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në vitin 2024, i ka caktuar atij masën e sigurisë arrest në burg për veprat penale kanosja për shkak të detyrës dhe prishja e qetësisë publike.

H. Xh. akuzohet se gjatë muajit shkurt 2024, ka kanosur në mënyrë të përsëritur, nëpërmjet telefoni, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., gjyqtar i Gjykatës Administrative Lushnjë, si dhe ka protestuar para Gjykatës së Lartë.

Gjithashtu, u finalizua ekstradimi nga Gjermania i shtetasit shqiptar B. S. 34-vjeç. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, i ka caktuar atij, masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve. B. S. akuzohet për shitje të dozave të kokainës në qytetin e Pogradecit.

Shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, raporton KosovaPress.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas 25 vitesh serish do te hapet shkolla e mesme policore 68b07655509a4
Lajmi i mëparshëm

Pas 25 vitesh, sërish do të hapet shkolla e mesme policore

tifozet e jagiellonias mberrijne ne tirane 68b0781b71709
Lajmi i radhës

Tifozët e Jagiellonias mbërrijnë në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë