Analisti Fatos Lubonja foli sonte në Studio24 mbi parregullësitë sipas tij me ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.
Lubonja renditi disa shkelje në ndërtim, duke filluar nga mungesa e hekurit në tunel, plasjet e shpeshta me eksploziv duke shkelur çdo procedurë.
Ai shton se duhet një hetim shumë serioz pasi rrezikohen jetë njerëzish.
Lubonja: Unë sigurisht nuk mundet të jem ekspert, mendoj se kam aftësinë të gjykojë dhe vlerësoj. Pashë që ishte një grek me një kompani që me marrëveshje me Ballukun dhe Berberin kishte supervizimin në tunel. Megjithëse ishte njeri i zgjedhur nga këta. Minimalisht i kanë bërë një nder, s’po i hyj.
Si qytetar dhe si Fatos, meqë kam kaluar shpesh atje, më ka ngelur në mendje, i takon SPAK ta hetojë, në regjistrimet ishte dhe mungesa e hekurit, është serioze se mund të shembet një ditë dhe humbasin jetë njerëzish. Kishte pasur ca rrjedhje dhe kishin një ekspert italian dhe kishte thënë të mjerët shqiptarë për cilësinë e këtij tuneli. Duhet hetuar.
Tuneli nuk është hapur siç duhen hapur tunelet moderne me një makineri që kanë shumë turjela, por është hapur me eksploziv. Metodë shumë e vjetër por primitive. Një nga gjërat e tjera, edhe eksplozivi ka rregullat e veta. Nuk mund të bësh dy plasje në 4 orë. Duhet zënë vend lëvizjet nga plasjet. Për të bërë sa më shpejt, kishin bërë plasje shumë më të shpeshta se procedura. Bëhet fjalë mungesë hekuri, mos përdorimi i makinerive, plasjet e shpejta. Mendoj se duke patur parasysh këta njerëz që është bërë ky tender, kërkon një hetim shumë serioz. Për të mos humbur jetë njerëzish.
Burimi: botasot.info


