eksperti i sigurise zberthen deklaraten e presidentes osmani nje mesazh diplomatik me domethenie te brendshme 687427af5ca11

Eksperti i sigurisë ‘zbërthen’ deklaratën e Presidentes Osmani: Një mesazh diplomatik me domethënie të brendshme

July 13, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosë Osmani ka komentuar deklaratën e Presidentit amerikan, Donald Trump lidhur me atë që ky i fundit tha se ka ndaluar një përplasje të fortë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidentja Osmani thotë se Trump në këtë rast e ka pasur fjalën për një ngjarje që ka ndodhur shumë vonë.

Pas Osmanit, ka reaguar i dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell. Ai ka thënë se, Osmani i ka shtrembëruar deklaratat e Trumpit lidhur me ndërhyrjen e tij në situatën e sigurisë në Ballkan.

“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e presidentit Donald Trump. Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për rolin e tij në normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes Marrëveshjes së Ëashingtonit të nënshkruar në Zyrën Ovale. Osmani nuk ishte pjesë e kësaj marrëveshjeje. Të pretendosh sikur kishte ndodhur diçka të re është absurde”, ka shkruar Grenell.

Megjithatë lidhur me deklaratën e Osmanit, në një prononcim për ‘Bota sot’ ka folur eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj, Ai thotë se Presidentja Osmani duhet të flasë me prova publike dhe dokumente.

Image

Hysen Gecaj

“Deri tani, deklarata e Presidentes Osmani mbetet e pa shoqëruar me prova publike apo dokumente, dhe mund të ketë qenë edhe një mesazh diplomatik me shumë domethënie të brendshme.

Mund të jetë një lëvdatë strategjike ndaj Trump-it në prag të fushatës presidenciale amerikane, duke siguruar mbështetje nga rrethe pro-kosovare në SHBA.

Mund të jetë një sinjal drejt administratës Biden, që Kosova është në kërkim të garancive të forta sigurie dhe është e hapur ndaj të gjithë aleatëve”, thekson ai.

Sipas tij, kjo deklaratë e tillë mund t’i shërbejë vetë Presidentes Osmani por edhe Presidentit Trump.

“Njëherit deklarata e tillë politikisht mundë ti shërbej si Presidentit Tramp ashtu edhe Presidentes Osmani, sidomos tani në vlimet politike si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare”, thekson ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skandal ne finale trajneri godet lojtarin fundi me tensione chelsea psg 687427abd8a82
Lajmi i mëparshëm

Skandal në finale, trajneri godet lojtarin! Fundi me tensione Chelsea – PSG

fruthi ia merr jeten nje femije ne liverpul 6874289ca9b20
Lajmi i radhës

Fruthi ia merr jetën një fëmije në Liverpul

Të fundit nga

ShkoLartë