eksperti i sigurise reagon pas publikimit te pergjimeve te igor popoviqit ne bruksel 6889238e877dc

Eksperti i sigurisë reagon pas publikimit të përgjimeve të Igor Popoviqit në Bruksel

July 29, 2025
1 minut lexim

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi të rrjedhur nga takimet e dialogut Kosovë–Serbi në Bruksel, të regjistruara fshehurazi nga bashkëpunëtori i shërbimit sekret serb (BIA), Igor Popoviq.

Sipas Musliut, shërbimi sekret i Serbisë ka regjistruar takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian gjatë bisedimeve për dialogun Kosovë–Serbi.

Ai ka theksuar se “Bashkëpunëtori i BIA, Igor Popoviq regjistroi fshehurazi zyrtarë të BE gjatë dialogut Kosovë–Serbi. Është bërë e ditur se shërbimi sekret i Serbisë (BIA) ka regjistruar fshehurazi takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian gjatë bisedimeve të dialogut Kosovë–Serbi.

“Mediat kosovare kanë publikuar një audio të rrjedhur nga data 17 shtator 2020, në Bruksel — e regjistruar fshehurazi nga bashkëpunëtori i BIA-s, Igor Popoviq, që përfshinte takime si formale ashtu edhe joformale. Serbia ka mbajtur gjithmonë prani të inteligjencës në Bruksel. Në vitin 1990, shërbimi sekret serb (atëherë jugosllav) e vrau në Bruksel patriotin dhe aktivistin për të drejtat e njeriut nga Kosova, Enver Hadri”, tha Musliu.

Kujtojmë se Popoviq është arrestuar nga autoritetet e Kosovës dhe po hetohet për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Ndërkaq, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Popoviqit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fabregas bind yllin e madh te transferohet te como 6889238b1d2af
Lajmi i mëparshëm

Fabregas bind yllin e madh të transferohet te Como

kaos ne novi pazar perleshje mes protestuesve dhe policise 6889247b6fd79
Lajmi i radhës

Kaos në Novi Pazar – përleshje mes protestuesve dhe policisë

Të fundit nga

ShkoLartë