eksluzive erogen vaso flet per top story smerrem me intriga nuk i kam borxh askujt shteti te zbardhe ngjarjen 68c20cc4574b9

Eksluzive/ Erogen Vaso flet për Top Story: S’merrem me intriga, nuk i kam borxh askujt, shteti të zbardhë ngjarjen

September 11, 2025
1 minut lexim

Erogen Vaso (Brajoviç) ka reaguar mbrëmjen e sotme për Top Story me Grida Dumën, pas ngjarjes së rëndë kriminale ndodhur në Shkodër, ku humbën jetën dy miqtë e tij, ndërsa ai dhe një kameriere e lokalit ku ndodheshin, mbetën të plagosur.

Shënjestra e autorit ishte ai sipas dëshmisë së të arrestuarit pas krimit, por Vaso deklaron se nuk “i ka borxh” askujt dhe se drejtësia duhet të zbardhë ngjarjen.

“Është një ngjarje që si kam borxh njeriu. Atë djalin(autorin) dhe familjen e tij nuk i njoh fare as si emra dhe as si fytyra. Se për çfarë e ka bërë ai atë veprim shteti do ta zbardhi.

Unë nuk i kam borxh askujt. Shtetit ja kam lënë në dorë se besoj do ta zbardh. Unë jam njeri që më njohin të gjithë dhe nuk jam njeri që merrem me intriga. Por sot çfarë nuk po ndodh, vriten njerëzit kot pa hak dhe hile. Edhe mua më kanë vrarë dy shok të mitë të mirë, njerëz të ndershëm”, tha ai për Top Story, në Top Channel.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

agk citon prokurorin vajzat e presidentes nuk u
Lajmi i mëparshëm

AGK citon Prokurorin: Vajzat e presidentes nuk u xhiruan!

jo vetem iphone 17 produktet e reja apple qe u shpaketuan ne awe dropping 68c20cf01ea81
Lajmi i radhës

Jo vetëm iPhone 17! Produktet e reja Apple që ‘u shpaketuan’ në ‘Awe dropping’

Të fundit nga

ShkoLartë