ekskluzive salim sulejmani zyrtarisht i derguar special i maqedonise se veriut per vendet e gjirit arabik dokument 68837f26c2f9d

Ekskluzive / Salim Sulejmani zyrtarisht i dërguar special i Maqedonisë së Veriut për vendet e Gjirit Arabik (dokument)

July 25, 2025
1 minut lexim

Shkup, 25 korrik – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka emëruar Salim Sulejmanin si përfaqësues të posaçëm diplomatik për vendet e Gjirit Arabik, me seli në Riad, Mbretëri e Arabisë Saudite. Lajmi është zyrtarizuar përmes një vendimi të nënshkruar nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, shkruan Zhurnal.mk.

Sipas vendimit, të cilin ekskluzivisht e ka siguruar Agjencia Lajmeve Zhurnal, Sulejmani do të ushtrojë funksionin me gradën diplomatike këshilltar-ministër, ndërsa emërimi hyn në fuqi nga 1 gushti 2025.

Ky hap vjen pas vendimit të qeverisë të datës 27 maj 2025 dhe përcaktimit të detyrave të posaçme për përfaqësuesin diplomatik në vendet e të ashtuquajturit Gjirit (Arapski) Arabik, të miratuar më 15 korrik 2025.

Përmes këtij emërimi, Shkupi synon të forcojë lidhjet politike, ekonomike dhe tregtare me vendet kyçe të Lindjes së Mesme, në një periudhë kur rajoni i Gjirit po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në skenën ndërkombëtare.

Detyrat dhe të drejtat e përfaqësuesit special do të përcaktohen sipas akteve të Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, dhe koordinimi do të bëhet përmes Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë.

Sipas nenit 59 të Ligjit për punët e jashtme, ministri ka të drejtë të propozojë përfaqësues të posaçëm të cilët qëndrojnë përkohësisht në vendet e huaja për realizimin e detyrave të përcaktuara nga Qeveria.//Zhurnal.mk

Salim Sulejmani Doc

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen bdi dhe bota serbe bashke kunder shqipes bashke ne mashtrime 68837a3a700bb
Lajmi i mëparshëm

VLEN: BDI dhe “Bota Serbe” bashkë kundër shqipes, bashkë në mashtrime!

operacioni koordinata konfiskohen 190 bime narkotike ne fier 688388a0852f7
Lajmi i radhës

​Operacioni Koordinata, konfiskohen 190 bimë narkotike në Fier

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë