ekskluzive domatet shqiptare me nivele te larta pesticidesh prokuroria e beratit firmos urdher arreste si produkti arriti te kalonte doganen me fatura fiktive 68c12bc4352e0

Ekskluzive/ Domatet shqiptare me nivele të larta pesticidesh, Prokuroria e Beratit firmos urdhër-arreste. Si produkti arriti të kalonte doganën me fatura fiktive

September 10, 2025
min lexim

Pas kthimit pas nga Kroacia të tonelatave me domate, prokuroria e Beratit ka firmosur urdhër-arreste.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se nga operacioni i Seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në polici dhe Prokuroria e Beratit, u arrestuan tre persona.

Pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera ka rezultuar se autoritetet Kroate kanë konstatuar dhe më pas asgjësuar një sasi prej rreth 8 ton domate e eksportuar nga subjekti “Era-Fruit”, me administrator shtetasin Mariglen Qorri, sasi kjo që pas analizave rezulton me nivel të preparatit “Chlorfenapyr” mbi normat e lejuara, 0.06 mg/kg nga 0.01 mg/kg që duhet të jetë.

Ne lidhje me këtë sasi rezulton se shtetasi Mariglen Qorri ka prerë një faturë blerje fiktive nga një fermer dhe këtë faturë e ka përdorur për praktikat doganore dhe raportin e gjurmueshmërisë të mbajtur nga AKU Berat duke u munduar të shmangë kështu përgjegjësinë e tij ligjore për produktin që ka prodhuar dhe tregtuar.

Nga veprimet hetimore rezulton se kjo sasi domatesh e rrezikshme për shëndetin e njerëzve është prodhuar dhe më pas eksportuar nga vetë shtetasi Mariglen Qorri.

Gjithashtu nga veprimet hetimore rezulton se inspektoret e AKU Berat shtetasit Ronaldo Lika dhe Griselda Doksani pas njoftimit nga sistemi Rasff kanë kryer inspektim me datë 29.08.2025 në subjektin “Era Fruit” dhe gjatë këtij inspektimi nuk kanë konstatuar sasinë e domateve të gjendur në magazinën e subjektit duke plotësuar praktiken sikur në magazinë nuk kishte asnjë sasi domate.

Ata dyshohen se nuk kanë bërë bllokimin dhe marrjen e mostrave për kryerjen e analizave për këtë produkt. Këta inspekto dyshohen se kanë marrë të mirëqenë si të rregullt faturën fiktive të prerë nga shtetasi Mariglen Qorri, të pa firmosur nga fermeri/shitësi duke mbajtur mbi bazën e tij raportin e gjurmueshmërisë së produktit dhe duke tjetërsuar kështu faktet në lidhje me origjinën e produktit të konstatuar me probleme.

Gjithashtu u sekuestruan dhe u morën mostra për analiza të produkteve të ndryshme si domate, speca dhe kastraveca të konstatuara ne subjektin “Era Fruit”, produkte këto të dyshuara të kontaminuara.

Për sa më sipër u bë ndalimi i shtetasve:

  1. Mariglen Maliq Qorri, i datelindjes 06.01.1985, Pronar i subjektit “Era fruit” si i dyshuar per veprat penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 288, 288/c dhe 186 te K.Penal.
  2. Ronaldo Agim Lika, i ditëlindjes 07.08.1998, inspektor për sigurinë ushqimore pranë AKU Berat, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
  3. ⁠Griselda Genci Doksani, e datëlindjes 05.12.2000, inspektore për sigurinë ushqimore pranë AKU Berat, si e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme hetimore.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kuci akuzon familjen ramosaj per kercenime ndaj kandidatit te psd se ne decan publikon mesazhin 68c12b2061c78
Lajmi i mëparshëm

Kuçi akuzon familjen Ramosaj për kërcënime ndaj kandidatit të PSD-së në Deçan, publikon mesazhin

ushtaret ruajne parlamentin e nepalit pas dy ditesh protestash vdekjeprurese 68c12c343dbb1
Lajmi i radhës

Ushtarët ruajnë parlamentin e Nepalit pas dy ditësh protestash vdekjeprurëse

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë