ekskavatori i djegur ne mitrovice peci nuk do te kete paqe me krimin 69773e36972a2

Ekskavatori i djegur në Mitrovicë, Peci: Nuk do të ketë paqe me krimin

January 26, 2026
1 minut lexim

Persona të paidentifikuar kanë djegur një nga ekskavatoret e njërës prej kompanive të kontraktuara për rrënimin e objekteve pa leje në Mitrovicë.

Kryetari i komunës, Faton Peci, ka reaguar ndaj këtij akti, duke e dënuar ashpër dhe duke theksuar se incidenti nuk do ta ndalë angazhimin e tij për të vendosur rend në qytet.

“Ky veprim kriminal përbën kërcënim direkt për të gjithë ata që angazhohen që Mitrovica të jetë qytet ku mbretëron rendi dhe qetësia publike. Por, të gjithë ata që mendojnë se mund të na frikësojnë me akte të tilla, gabojnë. Lufta jonë ndaj paligjshmërisë dhe kriminalitetit nuk do të ndalet. Organeve të rendit u bëj thirrje të intensifikojnë veprimet për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit”, tha Peci.

Ai gjithashtu bëri të qartë se paqe me krimin nuk do të ketë asnjëherë, si në pjesën jugore ashtu edhe në veri të Mitrovicës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

editorial cfare do ti sjell forumi i davosit maqedonise se veriut 69773d8a3bbfe
Lajmi i mëparshëm

Editorial / Çfarë do t’i sjell “Forumi i Davosit” Maqedonisë së Veriut?

e ke humbur besimin tek une alba teksa kujdeset per limin 69773f54e0cc3
Lajmi i radhës

“E ke humbur besimin tek unë”, Alba teksa kujdeset për Limin

Të fundit nga

ShkoLartë