ekrem hyseni serish kandidat i ldk se per kryetar te podujeves 6867009932e3d

Ekrem Hyseni sërish kandidat i LDK-së për kryetar të Podujevës

July 4, 2025
1 minut lexim

Ekrem Hyseni ka zyrtarizuar sot kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Podujevës, duke u rikthyer në garën elektorale me mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Përmes një postimi në Facebook, Hyseni tha se vendimi për kandidim vjen si përgjigje ndaj vullnetit të qytetarëve llapjanë dhe përballë, siç e cilësoi ai, “keqqeverisjes, nepotizmit dhe keqpërdorimit”.

“Derisa kërkoj besimin tuaj, e jap betimin tim se: do t’ju shërbej me nder, përgjegjësi e profesionalizëm”, theksoi Hyseni në fjalën e tij, duke shtuar se dera e tij do të jetë gjithmonë e hapur për secilin qytetar.

Ai premtoi angazhim të përditshëm me të gjitha kategoritë e shoqërisë – nga mësuesi e polici, deri te bujku e zjarrfikësi – dhe kërkoi mobilizim të përgjithshëm për ta kthyer besimin në institucione dhe për ta ndalur siç tha “ndaljen e projekteve në Podujevë”.

“Fitorja e LDK-së në Llap nuk është vetëm synim, por është mision”, deklaroi ai, duke kërkuar nga qytetarët që të angazhohen e të bisedojnë me familjarë e miq për ta përkrahur këtë “mision të përbashkët”.

“Pres që fitorja të jetë aq e fuqishme sa t’ua prishë çdo matematikë e çdo kalkulim të tyre”, përfundoi Hyseni mesazhin e tij drejtuar qytetarëve të Podujevës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

siljanovska davkova nuk dua te besoj qe identiteti mund te njihet permes ajvarit e pinxhurit deklarata e eurokomisares kos eshte e rastesishme 68670021654ac
Lajmi i mëparshëm

Siljanovska Davkova: Nuk dua të besoj që identiteti mund të njihet përmes ajvarit e pinxhurit, deklarata e eurokomisares Kos është e rastësishme

amanda holden sfidon jenson button ne nje gare plot stil 686701c55bdaf
Lajmi i radhës

Amanda Holden sfidon Jenson Button në një garë plot stil

Të fundit nga

ShkoLartë