IZET MEXHITI DHE BUJAMIN BELA

Ekipi i Izet Mexhitit fuqizohet me ekspertin e ekonomisë, prof. Bujamin Bela (FOTO)

September 2, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit dhe njëherësh zëvendëskryeministër i parë, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur sot një përforcim të madh në ekipin e tij. Profesor Bujamin Bela, akademik i doktoruar në fushën e menaxhmentit në Universitetin e Stambollit, një nga institucionet më prestigjioze ndërkombëtare i është bashkuar si këshilltar për çështje ekonomike dhe buxhetore.

Mexhiti theksoi se Çairi ka nevojë për vendime të mençura strategjike dhe për ekspertë që dinë t’i çojnë përpara proceset. Ai vlerësoi se prof. Bela, i cili është dalluar si student i shkëlqyeshëm dhe sot është profesionist me dije të thella e vizion të qartë, do të jetë një aset i madh për zhvillimin e komunës së Çairit.

“Mirë se vjen në ekipin fitues, profesor!”, shkroi Mexhiti, duke lënë të kuptohet se fitorja e VLEN-it në Çair nuk është vetëm politike, por edhe profesionale, duke u mbështetur në ekspertizën e njerëzve që garantojnë zhvillim dhe përparim të vërtetë për qytetarët.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

obsh publikon raportin alarmues nje ne cdo 100 vdekje ne bote shkaktohet nga vetevrasja 68b6da39f36f6
Lajmi i mëparshëm

OBSH publikon raportin alarmues: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

zbulohet varri i pare monumental i periudhes romake ne bulqize 68b6dd33d3a7f
Lajmi i radhës

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë