ekipet e filiales se kumanoves ne pyjet kombetare e kane shuar zjarrin ne likove mbi fshatrat vaksince dhe llojan 685d7beb8576e

Ekipet e filiales së Kumanovës në “Pyjet Kombëtare” e kanë shuar zjarrin në Likovë mbi fshatrat Vaksincë dhe Llojan

June 26, 2025
1 minut lexim

Shkup, 26 qershor – Ekipet e filiales së Kumanovës në “Pyjet Kombëtare” e kanë shuar zjarrin në Likovë mbi fshatrat Vaksincë dhe Llojan, që shpërtheu para tre ditësh, informon sot zëvendësdrejtori i përgjithshëm i NP “Pyjet Kombëtare”, Kire Maihailov.

Para një ore, sipërfaqen e skanuam me dronë, pamë se nuk kishte më tym, as në brendësinë, që do të thotë se mund të konfirmojmë se zjarri plotësisht është vënë nën kontroll”, tha Mihailov.

Ai tha se zjarri ka shpërthyer para tre ditësh në orët e pasdite nga një deponi “e paligjshme” në fshatin Vaksincë dhe menjëherë ka filluar të përhapet, duke përfshirë një sipërfaqe prej rreth 500 hektarë, kryesisht bari i thatë, por edhe tridhjetë hektarë kultura të pishave.

“Më vjen keq, që fillimisht pati një moskordinim të vogël me autoritetet e komunës megjithatë gjithë kjo tejkaloi. Për fat të mirë, është përfshirë vetëm pylli i degraduar. Në ballafaqimin me zjarret u përfshinë ekipet tona me ndihmë të vogël nga NJTZ Kumanovë. Gjatë natës së dytë, zjarri u kanos t’i përfshijë shtëpitë në Vaksincë. Atje tashmë janë përfshirë administrata e komunës dhe atë me makineri të forta, njerëz, gjithçka që nevojitej. Megjithatë ditën tjetër në vijim pasi Vaksinca nuk ishte më kritike, sërish na lanë vetëm dhe kolegët tanë e kanë shuar zjarrin”, tha Mihailov.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mos ia ler frenat e mendjes tende askujt 685d72c49d154
Lajmi i mëparshëm

Mos ia lër frenat e mendjes tënde askujt

balliu bashkepunimi mes krimit te organizuar dhe qeverise fakt i pakundershtueshem 685d8584351f2
Lajmi i radhës

Balliu: Bashkëpunimi mes krimit të organizuar dhe qeverisë, fakt i pakundërshtueshëm

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë