egzon haliti tregon pse ju bashkua shoqates per zjarrfikje dhe shpetim 68ab7250b120c

Egzon Haliti tregon pse ju bashkua shoqatës për zjarrfikje dhe shpëtim

August 24, 2025
min lexim

Ishte viti 2015 kur për herë të parë iu doli në ndihmë zjarrfikësve.

E që nga ajo kohë, Egzon Haliti nuk iu shua dëshira të bëhej pjesë e tyre.

Këtë, së fundmi  e realizoi dukë u bërë pjesë e Shoqatës Vullnetare për Zjarrfikje dhe Shpëtim në qytetin e Prishtinës.

“Ndjenjë shumë e mirë për shkak së është mundësi me kontribuar në komunitet. E arsyeja pse u regjistrova është se më këtë iniciativë të mirë nxitet qytetaria aktive dhe kemi mundësi me ndihmuar në problematike e qytetit dhe komuniteti direkt. E dimë që në Prishtinë është një problem ekstra, kriteri i ndërtimeve është nën nivelin e duhur edhe mendoj që për këtë arsye kjo iniciativë është e qëlluar”, ka thënë ai.

E si të duhura, Haliti i sheh edhe trajnimet që do të mbahen për këta vullnetarë, njëkohësisht bënë thirrje tek qytetarët që të behën pjesë e kësaj shoqate.

“Mendoj që trajnimet kanë me ne aftësuar ne që me qenë sa më efikas me i ditë edhe rreziqet e me e ditë edhe mënyrë se si duhet me e bë punën e shërbimin. Ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që me ardh me u bë vullnetar në këtë iniciativë të mirë për shkak që mundemi me i mbuluar nevojat edhe problemet tona shumë më mirë e në mënyrë direket”, shprehet ky vullnetar për zjarrfikje.

Sipas Halitit, zjarrfikësit e shoqata e formuara duhet përkrahur në çdo lloj forme, pasi që janë ndër të parët që përballen me rrezikun.

“Edhe nëse nuk kish ekzistuar  hiç kjo shoqatë, normalisht që duhen mjete se vetëm zjarrfikësit që ekzistojnë duhet me u përkrahë sa më shumë edhe me mjete edhe në çdo mënyrë të mundshme”, ka thënë ai.

Së duhet përkrahje e thotë edhe Bajram Rexhepi, kryetar i Shoqatës për Zjarrfikje dhe Shpëtim.

E përkrahjen përveçse, nga Komuna e Prishtinës, sipas të njëjtit,  e gjetën edhe në Agjencinë për Menaxhimin Emergjent.

Nga kjo shoqatë, ndër të tjera treguan se këta vullnetarë që behën pjesë, kanë mundësi që pastaj të bëhen edhe pjesë e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve.

“Nëse i plotësojnë kushtet gjithmonë duke filluar nga certifikata e mjekut edhe mosha nën 30 vjet edhe janë treguar të mirë i kanë kaluar të gjitha testet, normal që gjithmonë ata janë të parët që munden me u pranuar në punë edhe si zjarrfikës profesionit”, thotë Bajram Rexhepi – kryetar i shoqatës.

Ndërsa, nga AME vazhdimisht i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë rastet urgjente në numrat 112, 193 dhe 192.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dita e pavaresise se ukraines spiropali nderohet nga zelensky 68ab704234439
Lajmi i mëparshëm

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky

keshtu e bejme ne disa njerez mund te jene thjesht duke lare enet dhe tu vije deshira per seks ky eshte i dashuri im 68ab7375950b8
Lajmi i radhës

Kështu e bëjmë ne: Disa njerëz mund të jenë thjesht duke larë enët dhe t’u vijë dëshira për seks – ky është i dashuri im

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë