egla ceno mbeshtet kete banor te bbva jo tifozeri per mua por respekt reciprok 6947e572620d7

Egla Ceno mbështet këtë banor të “BBVA”: Jo tifozëri për mua, por respekt reciprok

December 21, 2025
1 minut lexim

Pas debateve dhe tensioneve të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, aktorja dhe fituesja e edicionit të kaluar, Egla Ceno, ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë një mesazh të drejtpërdrejtë në mbështetje të Ilir Vrenozit, banorit qe iu bashkua mbreme shtepise se Big Brother Vip Albania.

Në postimin e saj, Egla thekson se qëndrimi i saj nuk ka të bëjë me tifozëri personale, por me respektin reciprok që ajo thotë se ka ndërtuar me Ilir Vrenozi jashtë syrit të kamerave.

“Jo sepse ka bërë tifo për mua, por për respektin reciprok sa herë u ulëm për kafe në Korçë. Njeri prej vërteti, pa doreza, me shpirt të madh dhe një grua të mrekullueshme”, shkruan Egla, duke vënë theksin te ana njerëzore e Vrenozit, qe solli shume humor ne shtepi.

Ajo shton se shpreson që emocionet e “performancës” të lihen mënjanë dhe publiku të ketë mundësinë të shohë Vrenozin ashtu siç është në të vërtetë. Postimi mbyllet me mesazhin motivues: “Forca Vrenoz”.

Reagimi i Eglës ka nxitur diskutime të shumta në rrjet, ku ndjekësit e kanë interpretuar si një thirrje për më shumë autenticitet dhe më pak lojë brenda formatit të reality show-t.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

matjet e fundit cilesia e ajrit ne prishtine e dobet 6947e44f2a7fd
Lajmi i mëparshëm

Matjet e fundit, cilësia e ajrit në Prishtinë e dobët

viktimat e aksidentit ne autostraden beograd nish jane nga mateci i komunes se likoves 6947eef599f0c
Lajmi i radhës

Viktimat e aksidentit në autostradën Beograd-Nish janë nga Mateçi i komunës së Likovës

Të fundit nga

Australia nderon viktimat e sulmit

Kryeministri i Australisë njofton se po shqyrtohet funksionimi i inteligjencës dhe institucioneve të tjera të sigurisë, ndërsa vendi po mban zi për sulmin në një plazh të Sidnejit ku u vranë 15
ShkoLartë