editorial qendra e skijimit ne kodren e diellit te kete cmime sipas standardit te jeteses e jo sipas cmimeve te zvicres e austrise 697a18cf1cd13

Editorial / Qendra e skijimit në Kodrën e Diellit të ketë çmime sipas standardit të jetesës, e jo sipas çmimeve të Zvicrës e Austrisë!

January 28, 2026
min lexim

Shkup, 28 janar – Shijimi i dëborës në Kodrën e Diellit është bërë luks i paaritshëm për të gjithë qytetarët. Me çmimet që prekin “qiellin”, sidomos në shërbimet e teleferikut, vështirë se një qytetar i rëndomtë mund t’ia lejojë vetes që të bëjë skijim. Mos të flasim për çmimet e hoteleve dhe shërbimeve tjera tepër të shtrenjta”, shkruan “Zhurnal.mk”.

Kodra e Diellit konsiderohet kurora e malit Sharr dhe të gjithë mezi e presin që të vijë dimri për të shijuar këto mrekulli të natyrës. Por interesimi i shumtë për sezonin dimëror ka bërë që çmimet të ngriten në “qiell”.

Duket se kompanitë që menaxhojnë me këtë qendër dimërore mezi presin që të vijë stionri dimëror dhe t’i rrjepin qytetarët. Nëse një familje mendon të kalojë një javë në qendrat e skijimit në Maqedoninë e Veriut, jo vetëm në Kodrën e Diellit por edhe në qendra të tjera, duhet të ndajë minimum rreth 2 mijë euro. Kjo shumë, është e tepërt për një familje me buxhet mesatar të këtij shteti dhe duket se skijimi është bërë luks, thuajse po shkojmë në Alpet e Zvicrës ose në majat e Italisë e Austrisë. Jo rastësisht, shumë qytetarë me paketa turistike, me të drejtë thonë se “më lirë të shkoj në Zvicër për pushime dimërore se sa në Kodrën e Diellit”.

Është fakt se skijimi është një sport i shtrenjtë, por çmimet e shërbimeve duhet të jenë në përputhje me standarin jetësor në Maqedoninë e Veriut dhe të përballueshme me buxhetin e xhepave të këtyre qytetarëve.

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin dhjetor 2025 është 65.492,00 denarë. Nëse një familje duhet të paguajë edhe një apartament me qira prej 60 metrash katrorë për muajin dhjetor, atëherë kjo shportë konsumatore arrin 80.867,00 denarë, ose thënë ndryshe 1300 euro harxhime minimale për një muaj, shkruan “Zhurnal.mk”.

Prandaj shumë familje për shkak të kushteve jo të mjaftueshme nuk mund t’i lejojnë vetes që të shkojnë në Kodrën e Diellit as edhe për një vikend. Edhe dërrasat e skijimit për fëmijë janë të shtrenja dhe një familje më 3-4 fëmijë, brenda ditës për shpenzime ushqimi, skijimi duhet të harxhojë minimum 100 euro.

Kompanitë në Maqedoninë e Veriut nuk guxojnë të bëjnë gabimet e rëndomta që i bëjnë shtetet që kanë turizëm sezonal. Të njëjtin gabim verën e kaluar e bëri Shqipëria, kur çmimet e atjeshme u rritëm për së tepërmi, e turistët filluan menjëherë të largohen. Dhe me të drejtë të gjithë thonin “pse të shkoj në Shqipëri, kur mund të shkoj në Turqi ose Greqi, pasi çmimet janë gati se të njëjta, ndërsa niveli në dallimin e shërbimit shumë i lartë”.

Fatkeqësisht në Kodrën e Diellit nuk ka kushte të mjaftueshme për relaksim. Nuk ka parking të mjaftueshëm, dhe sidomos në vikende kolonat janë me kilometra, duke i detyruar familjet dhe fëmijët të udhëtojnë në këmbë. Kjo shkakton irritime të shumta dhe nervozë, e pikërisht për këtë arsye shumë njerëz i ikin rrëmujës. Kapacitetet hotelierike janë të vogla, prandaj edhe çmimet janë shumë të larta.

Për të pasur një zhvillim të suksesshëm të turizmit dimëror nevojitet që shteti të paktën të subvencionojë teleferikun dhe qendrat e skijimit. Gjithashtu mund të subvencionohen edhe programe shkollore duke iu ofruar nxënësve kurse falas për skijim si pjesë e programit edukativ/arsimor, por edhe kushte më të mira për studentët dhe kategori tjera që nuk mund të përballojnë këto shpenzime.

Krejt në fund, qendra e skijimit në Kodrën e Diellit duhet të ketë çmime sipas standardit të jetesës në Maqedoninë e Veriut dhe jo sipas çmimeve të Zvicrës e Austrisë! Në të kundërtën shumë shpejt do të ikin edhe këta vizitorë që shkojnë aktualisht, shkruan “Zhurnal.mk”.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si nato po pergatitet per lufte ne arktik 697a1883a1d86
Lajmi i mëparshëm

Si NATO po përgatitet për luftë në arktik

helen george shijon nje mbremje romantike me dan innes mes yjeve te televizionit 697a1a96af4aa
Lajmi i radhës

Helen George shijon një mbrëmje romantike me Dan Innes mes yjeve të televizionit

Të fundit nga

ShkoLartë