edi rama vizite 3 ditore ne izrael takim me netanjahun agjenda 697670f5d8d82

​Edi Rama vizitë 3-ditore në Izrael, takim me Netanjahun (Agjenda)

January 25, 2026
min lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po zhvillon një vizitë pune në Izrael, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Vizita e kreut të qeverisë shqiptare në Jeruzalem ka nisur të dielën dhe do të vijojë deri më 27 janar, shkruan TCH.

Ai shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, znj. Linda Rama. Të hënën, Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Kryeministrin Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve dhe një deklaratë për shtyp.

Paralelisht, Linda Rama, së bashku me Herzog, bashkëshorten e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të vizitojë Bibliotekën Kombëtare.

Agjenda e plotë:

Ditën e hënë, më 26 janar, ora 11:00 – 12:30 Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimimes dy delegacioneve, në përfundim të të cilit do të ketë edhe deklaratë për shtyp.

Paralelisht, znj. Linda Rama, në shoqërinë e znj. Herzog, bashkëshortes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare.

Në orën 14:00, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga znj. Linda Rama, do të mbërrijë në Knesset “Plaza”, Parlamenti i Izraelit, ku do të pritet me një ceremoni të posaçme shtetërore nga Kryetari i Knessetit. Ceremonia përfshin rojet e nderit, ekzekutimin e himneve kombëtare, si dhe vendosjen e kurorave në monumentin e ushtarëve të rënë dhe në monumentin e viktimave të terrorit.

Më pas, Kryeministri Rama do të firmosë Librin e Përshtypjeve në Hollin Shagall.

Në orën 14:30, Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të zhvillojnë një takim me Kryetarin e Knessetit, z. Amir Ohana.

Në orën 16:15, do të nisë seanca plenare speciale e Knessetit, e shoqëruar nga hyrja ceremoniale në sallë. Gjatë kësaj seance do të mbajnë fjalën Kryetari i Knessetit, z. Amir Ohana, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, Lideri i Opozitës, Yair Lapid, si dhe Kryeministri Edi Rama, i cili do t’i drejtohet Parlamentit të Izraelit me një fjalim historik sipas protokollit të posaçëm që Knesseti u ka rezervuar një numri të kufizuar udhëheqësish të huaj dhe së fundmi Presidentit të SHBA, Donald J. Trump.

Në orën 17:15, do të zhvillohet një pritje zyrtare në nder të Kryeministrit Rama, me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe të ftuarve të posaçëm, në Jerusalem Hall të Knessetit.

Ndërsa, znj. Linda Rama do të ketë një takim të veçantë me gratë parlamentare.

Më 27 janar, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalë, në praninë e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Kryeministri Rama do të kryejë gjithashtu vizita simbolike në Western Wall (Muri i Lotëve) dhe në Kishën e Varrit të Krishtit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mateos i eshte rindezur shkendija e fikur nder vite flet gazetarja brikena ka nje histori jashte ka frike nga 69765e54dd63f
Lajmi i mëparshëm

“Mateos i është rindezur shkëndija e fikur ndër vite”, flet gazetarja: Brikena ka një histori jashtë, ka frikë nga…

skenderbeu rikthehet te fitorja 69767157742cf
Lajmi i radhës

Skënderbeu rikthehet te fitorja

Të fundit nga

ShkoLartë