edi rama uron fatos nanon per ditelindje lideri historik qe e ktheu ps nga europa 68c95234d0abc

Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa

September 16, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për ditëlindje ish-kryeministrin Fatos Nano, duke e quajtur atë “lider historik” të së majtës shqiptare.



Në një mesazh publik, Rama theksoi se urimi i tij erdhi “krejt natyrshëm” teksa udhëtonte për të mbajtur një leksion në Kolegjin e Europës në Bruzh, në një moment kur Shqipëria sapo ka hapur katër kapituj të rinj të negociatave me Bashkimin Europian. “Dua t’i uroj publikisht Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë 100 vjet”, shkruan Rama.

Ai vlerësoi rolin e Nanos në transformimin e PS-së, duke theksuar se ishte ai që e ktheu partinë me “sy e zemër nga Europa”, në një kohë kur Shqipëria ndodhej në “vorbullën e rrumpallës demokratikase”.

“Sikur ta mendosh për një moment, pa Fatos Nanon në krye të saj, rruga jonë drejt Europës mund të kishte qenë shumë më e gjatë”, shtoi Rama, duke mbyllur urimin me fjalët: “Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryetar”.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbrohuni ose kaq e patet deklarata e musk trazon londren reagon starmer populli britanik 68c94f27b365c
Lajmi i mëparshëm

“Mbrohuni ose kaq e patët”/ Deklarata e Musk “trazon” Londrën, reagon Starmer: Populli britanik…

ramiz lladrovci takon banoret e polluzhes dikush e ka logon e dikush e ka zemren e pdkse vazhdojme edhe kater 68c9544fc987f
Lajmi i radhës

Ramiz Lladrovci takon banorët e Polluzhës: Dikush e ka logon e dikush e ka zemrën e PDK’së, vazhdojmë edhe katër

Të fundit nga

ShkoLartë