edi rama tifoze te budallakise patriotike po trajtojne hashimin si armik 6900b136ac772

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik

October 28, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër të gjithë ata që kritikojnë ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, teksa ai ndodhet në paraburgim duke u gjykuar nga Gjykata Speciale për krime lufte në kohën kur ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



“A nuk është e tmerrshme ta mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës së gjatë të padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, duhet të paraqiten para një gjykate të dalë krejt nga objekti për të cilin u ngrit, për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim, se rebelimi ndaj një diktature nacional-socialiste nuk është faj, se shteti i ri e sovran i Kosovës nuk ka dalë nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, po nga gjaku i një ushtrie çlirimtare?!”, shkruan Rama në një mesazh në Facebook. “Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe edhe më zi për shqipsharësit digjitalë, tifozë të verbuar prej budallakisë kinse patriotike, që edhe mbrapa hekurave të kësaj padrejtësie ulëritëse, e shohin dhe trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, e  urojnë të mos dalë më kurrë prej aty; ndërkohë që kur atyre t’u jetë harruar nami e nishani dhe asaj gjykate t’i ketë mbetur vetëm njolla e turpit të historisë, emri i Hashimit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrezohet avioni ne kenia vdesin te gjithe pasagjeret 6900ae30db583
Lajmi i mëparshëm

Rrëzohet avioni në Kenia, vdesin të gjithë pasagjerët

komuna e gjilanit bashke me ambasaden e bullgarise pajisinme ipad e te rinj biblioteken fan s noli 6900b35993b1c
Lajmi i radhës

Komuna e Gjilanit, bashkë me Ambasadën e Bullgarisë, pajisinme iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan S. Noli”

Të fundit nga

ShkoLartë