Sindi Manushi, shqiptarja që jeton në Itali dhe shqiptarja e parë kryebashkiake atje ishte pjesë e protestës së 29-të para kryeministrisë.
Ajo mbajti dhe fjalën e saj teksa theksoi se Rama ka 13 vite që kur e nisi karrierën që merret vetëm me fasadë dhe propagandë. Sakaq, shtoi se ai është në ngrysjen e karrierës, teksa protesta është në ngjitje.
Sindi Manushi: Nuk kam ardhur si institucion. Nuk jam observatorë. Jam njëra prej jush. Jam shqiptare dhe ju jeni njerëzit e mi.
Erdha për tju falënderuar për guximin e treguar gjatë këtyre ditëve.
Ju të dashur bashkë-kombas arritët të shqyet vellon e hipokrizisë me të vilët ka qeverisur Rama në 13 vjet. E nisi karrierën duke u marrë më fasada pallatesh dhe vijon të merret me fasada propagandë për kundër realitetit shqiptar. Por ju jeni realiteti shqiptar. Mos u dorëzoni, organizohuni. Në lëvizje. Sepse borxhin që do lenë partitë në parlament do e zëvendësoni ju. Mos kini frikë të bëni politikë. Politika është e juaja. Shqipëria është e juaja. Vendi është i juaji. E gënjen mendja ER se do shkrihemi nga vapa e do përçahemi. Këtu na ka, këtu do na ketë. Ta dini se ju jeni dhe përfaqësuesit edhe njerëzve që kanë frikë të vijnë këtu. Atyre do iu dëgjohet zëri me anë të votës, shumë shpejt. E gënjen mendja Edi Ramën se ne do përfundojmë duke qenë ai në fund në ngrysjen e karrierës së tij. Ne jemi në fillim. Ju jeni fati i Shqipërisë. Ju jeni e ardhmja. faleminderit që ekzistoni.
Burimi: botasot.info


