edi dhe dolce zgjojne shtepine me nje moment te embel afersia mes tyre mbetet e dukshme 693c081a6a41d

Edi dhe Dolce zgjojnë shtëpinë me një moment të ëmbël, afërsia mes tyre mbetet e dukshme

December 12, 2025
1 minut lexim

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, mëngjesi i sotëm ka nisur me një skenë të ëmbël që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Dolce shihej duke u kujdesur për higjienën personale në banjë, duke pastruar dhëmbët, kur papritmas Edi u afrua dhe e puthi lehtë në qafë, duke treguar afërsinë dhe rehati mes tyre.

Ky moment i ngrohtë vjen pas kthimit të Dolces në shtëpi, pasi ajo kishte munguar për disa ditë gjatë pjesëmarrjes në “Grande Fratello”.

Afërsia e tyre nuk duket se ka ndryshuar, dhe banorët e tjerë mund të shohin lehtësisht lidhjen e veçantë që ata ruajnë me njëri-tjetrin.

Përveç këtyre momenteve të qeta, tensioni dhe emocionet mbeten të larta brenda shtëpisë, pasi aktualisht të nominuar për eliminim janë Alba, Ibro, Shkurta, Labinoti dhe Sasa.

Publiku do të jetë ai që do të vendosë se kush do të largohet nga shtëpia më e famshme në vend gjatë spektaklit të radhës. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sot i jepet lamtumira e fundit 18 vjecarit qe u gjet i vdekur dje ne brod 693c06ce4c1ea
Lajmi i mëparshëm

Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdekur dje në Brod

video mpb publikoi pamje nga vendi ku eshte varrosur trupi i gruas se vrare ne negotine 693c1177403f8
Lajmi i radhës

(VIDEO) MPB publikoi pamje nga vendi ku është varrosur trupi i gruas së vrarë në Negotinë

Të fundit nga

ShkoLartë