edhe une edhe ti te gjithe jemi kembesore aktivitet parandalues i spb tetove 686d23d4a3f5b

“Edhe unë edhe ti, të gjithë jemi këmbësorë”, aktivitet parandalues i SPB Tetovë

July 8, 2025
1 minut lexim

Shkup, 8 korrik  – Sot në territorin e Tetovës, nëpunësit policorë të Seksionit për parandalim pranë Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë, në disa lokacione në pjesën qendrore të qytetit, realizuan aktivitetin parandalues në kuadër të fushatës „Edhe unë edhe ti, të gjithë jemi këmbësorë“.

Përmes dhënies së fletushkave me përmbajtje edukative, të përpunuara në bashkëpunim me KRSKRR-në nëpunësit policorë i përkujtuan këmbësorët, si një nga kategoritë më të prekura dhe më të rrezikuara të pjesëmarrësve në komunikacion, për obligimet e tyre gjatë pjesëmarrjes në komunikacion. I përkujtuan se duhet detyrimisht ta kalojnë rrugën në vendkalimet për këmbësorë, të mos përdorin celularin dhe kufjet gjersa kalojnë në vendkalimet për këmbësorë, si dhe për rregulla të tjera që duhet t’i respektojnë për pjesëmarrjen e tyre të sigurt në komunikacion si këmbësorë. Gjithashtu, vozitësve iu vu në dukje se duhet t’i respektojnë plotësisht rregullat gjegjësisht t’u japin përparësi këmbësorëve gjatë kalimit të rrugëve kryesore.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje tjeter moment i sikletshem per macronin gruaja e injoron me te zbritur ne angli 686d20c8a659a
Lajmi i mëparshëm

Një tjetër moment i sikletshëm për Macronin – gruaja e injoron me të zbritur në Angli

simovski me shfuqizimin e nje pjese te metodologjise per regjistrimin e popullsise eshte bere precedent lihet hapesire per politizim 686d271c275b7
Lajmi i radhës

Simovski: Me shfuqizimin e një pjese të Metodologjisë për regjistrimin e popullsisë është bërë precedent, lihet hapësirë për politizim

Të fundit nga

ShkoLartë