edhe nje aleat i ahmetit drejt bojkotit te zgjedhjeve lokale 68b89793529fa

Edhe një aleat i Ahmetit drejt bojkotit të zgjedhjeve lokale

September 3, 2025
1 minut lexim

Sipas informacioneve të besueshme brenda Frontit Europian, mësohet se pas PDSH-së edhe Partia Demokratike Evropiane (PDE), e udhëhequr nga Arjanit Hoxha, pritet të largohet nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI).

Burime brenda AKI-së thonë se PDE nuk do ta pranojë ofertën për të garuar së bashku, duke e arsyetuar këtë me faktin se apetitet e partive brenda koalicionit janë joreale dhe pa asnjë kriter.
“Kur ASH ishte bashkë me Ziadin Selën dhe Arben Taravarin, me kombinime politike mezi fituan dy komuna. Tash që ata janë të ndarë në tri tabore, po marrin shtatë komuna, por edhe në listat e këshilltarëve komunalë kanë ambicie joreale”, tha burimi ynë brenda AKI-së.

Kjo situatë, sipas të njëjtave burime, e ka futur BDI-në në siklet politik edhe me strukturat e veta, pasi pa asnjë shpjegim i liroi bastionet e saj në disa komuna për Selën dhe Taravarin, duke lënë anash partitë e tjera si PDE, e cila mbeti edhe pa deputet në zgjedhjet e fundit.

Nga drejtuesit e PDE-së ende nuk ka asnjë sqarim, ndaj në ditët në vijim pritet të shihet nëse heshtja e tyre do të kthehet në qëndrim politik.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi uron besimtaret per ditelindjen e muhamedit a s 68b88a78181e9
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi uron besimtarët për Ditëlindjen e Muhamedit a.s.

isak dua te fitoj gjithcka 68b8995491ae1
Lajmi i radhës

Isak: Dua të fitoj gjithçka

Të fundit nga

ShkoLartë