edhe me be edhe me rusine manovrave te presidentit serb i del boja te ceshtja e naftes 69208a669be49

Edhe me BE, edhe me Rusinë, manovrave të Presidentit serb i “del boja” te çështja e naftës

November 21, 2025
1 minut lexim

Aleksandar Vuçiç prej kohësh është përpjekur të ruajë një ekuilibër të vështirë mes integrimit europian dhe aleancës historike të vendit të tij me Rusinë.

Por kjo skemë e presidentit serb përballet me një sprovë të vështirë. Deri më 25 nëntor, Beogradi zyrtar duhet të vendosë se çfarë të bëjë me Industrinë e Naftës së Serbisë, NIS, çka hap dilema të thella energjetike, financiare dhe gjeopolitike që Serbia nuk mund t’i shtyjë më. NIS ka qenë në pronësi të shumicës nga Gazpromneft i Rusisë që nga viti 2008, prandaj është vënë nën sanksione të SHBA-së, të vendosura me arsyetimin se Rusisë duhet t’i ndalohet të përdorë të ardhurat nga energjia për luftën në Ukrainë.

Këto sanksione janë shtyrë tetë herë që nga janari i këtij viti, por më në fund hynë në fuqi më 9 tetor. Zbatimi i tyre pati pasoja të menjëhershme: furnizimet me naftë përmes tubacionit Janaf praktikisht janë ndalur, duke i lënë rafineritë serbe me lëndë të para vetëm deri në fund të nëntorit, thanë zyrtarët serbë. Si furnizuesi i më shumë se katër të pestave të benzinës dhe naftës në vend, NIS ka një pozicion strategjik kyç në sistemin energjetik të Serbisë.

Ekspertët e energjisë paralajmërojnë se mbyllja e rafinerisë do të ketë pasoja katastrofike për ekonominë serbe. Përveç faktit që NIS punëson rreth 14.000 njerëz dhe kalon gati dy miliardë euro në buxhet, pasojat mund të jenë edhe më të mëdha, sepse NIS është në zonën e sanksioneve dytësore, çka nënkupton se do të preken të gjitha kompanitë që bëjnë biznes me të – përfshirë të gjitha bankat.

 

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gezim cela shpallet fajtor nga gjkko se bashku me te edhe 12 te tjere ja me sa vite burg do te denohen 6920884461e85
Lajmi i mëparshëm

Gëzim Çela shpallet fajtor nga GJKKO, së bashku me të edhe 12 të tjerë/ Ja me sa vite burg do të dënohen

komuna e prishtines e kerkoi 1 12 e buxhetit te dhjetorit me heret per ti paguar faturat murati ia aprovon 69208f923440c
Lajmi i radhës

Komuna e Prishtinës e kërkoi 1/12 e buxhetit të dhjetorit më herët për t’i paguar faturat, Murati ia aprovon

Të fundit nga

ShkoLartë