edhe fushe kosova shtyn fillimin e procesit mesimor 6963cc0f141e8

Edhe Fushë Kosova shtyn fillimin e procesit mësimor

January 11, 2026
1 minut lexim

Ashtu si Komuna e Malishevës, edhe Komuna e Fushë Kosovës ka shtyrë fillimin e gjysmëvjetorit të dytë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe vështirësive në sigurimin e ngrohjes në disa institucione arsimore.

Drejtoria për Arsim në Komunën e Fushë Kosovës ka njoftuar se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë shtyhet deri më 19.01.2026. Sipas njoftimit, vendimi është marrë si pasojë e gjendjes aktuale të krijuar nga kushtet atmosferike, ku reshjet e shiut dhe borës kanë vështirësuar qarkullimin, si dhe për shkak të vështirësive në sigurimin e ngrohjes në disa institucione arsimore.

DKA ka vlerësuar se nuk janë krijuar kushtet minimale për zhvillimin normal të procesit arsimor. Vendimi është marrë në funksion të sigurisë së nxënësve dhe stafit arsimor, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor.

Drejtuesit e institucioneve arsimore janë lutur që të njoftojnë me kohë stafin mësimdhënës dhe prindërit për këtë vendim. Për informata shtesë, publiku do të njoftohet përmes kanaleve zyrtare.

Edhe Komuna e Malishevës ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë në të gjitha shkollat e kësaj komune.

Përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në rrjetin social Facebook, Komuna ka bërë të ditur se procesi mësimor do të shtyhet deri më 14 janar 2026.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i dyshuar per abuzim seksual me femije gjate xhirimeve te serialit leshohet urdher arresti per aktorin e njohur 6963c6e78b271
Lajmi i mëparshëm

I dyshuar për abuzim seksual me fëmijë gjatë xhirimeve të serialit, lëshohet urdhër arresti për aktorin e njohur

kshz dalja ne votim deri ne oren 1500 ne kater komunat eshte 1810 per qind 6963d1f8c9837
Lajmi i radhës

KSHZ: Dalja në votim deri në orën 15:00 në katër komunat është 18,10 për qind

Të fundit nga

ShkoLartë