edhe ava max me paraqitje brilante ne javen e modes ne paris shkelqen perkrah heidi klum 68e29a315b8a8

Edhe Ava Max me paraqitje brilante në Javën e Modës në Paris, shkëlqen përkrah Heidi Klum

October 5, 2025
1 minut lexim

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka qenë ndër yjet që tërhoqën vëmendjen në Javën e Modës në Paris, një nga ngjarjet më të rëndësishme të modës në botë.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, artistja 30-vjeçare është parë tejet elegante, e veshur me një fustan të zi të shkurtër, të kombinuar me një xhaketë të zezë dhe syze të errëta, që i dhanë një pamje klasike dhe moderne njëkohësisht.

Në një prej imazheve që kanë bërë xhiron e mediave, Ava Max shfaqet përkrah ikonës gjermane të bukurisë, supermodeles së famshme Heidi Klum, teksa të dyja pozuan buzëqeshur përpara kamerave.

Pjesëmarrja e Avës në këtë event prestigjioz vjen si dëshmi e ndikimit të saj në skenën ndërkombëtare, jo vetëm në muzikë, por edhe në botën e modës.Në Javën e Modës në Paris kanë marrë pjesë edhe shumë yje të tjerë, përfshirë Rita Orën, e cila gjithashtu ka tërhequr vëmendje me paraqitjen e saj plot stil dhe vetëbesim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kater vite pune e transformim alban hyseni tregon arritjet ne gjilan 68e2991479c59
Lajmi i mëparshëm

Katër vite punë e transformim, Alban Hyseni tregon arritjet në Gjilan

ibrahimi ne dollnen sot pame me sy kerkesen e banoreve per ndryshim 68e29e57eeae4
Lajmi i radhës

Ibrahimi: Në Dollnen sot pamë me sy kërkesën e banorëve për ndryshim

Të fundit nga

ShkoLartë