edhe 12 dite fillon zbatimi i rregullave te reja per hyrje ne be cfare do te ndodh pas 12 tetorit 68dc4b931eca2

Edhe 12 ditë fillon zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE, çfarë do të ndodh pas 12 tetorit?

September 30, 2025
1 minut lexim

Shkup, 30 shtator – Nga data 12 tetor do të nisë zbatimi i sistemit të hyrje/daljes (EES) në kufijtë e Bashkimit Evropian, me qëllim të përshpejtimit të kontrolleve kufitare.

Ky sistem është biometrik dhe regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së dhe mbledh shenjat e gishtërinjve dhe fotografitë, duke eliminuar vulat në pasaportë.

Ky sistem ishte paraparë të hynte në fuqi nëntorin e vitit të kaluar, por është shtyrë në momentet e fundit pasi disa shtete ende nuk ishin të gatshme që ta zbatonin.

Autoritetet evropiane kanë bërë të ditur se ky sistem do të zbatohet gradualisht në kufijtë e jashtëm të 29 shteteve evropiane për gjashtë muaj. Ky zbatim gradual do t’u japë autoriteteve, pasagjerëve dhe industrisë së transportit më shumë kohë për t’u përshtatur me procedurat e reja, kanë thënë autoritetet evropiane.

Sistemi është krijuar në nëntor të vitit 2017. Ai pritet të vlejë për gati 60 vende, përfshirë edhe ato të Ballkanit Perëndimor, për hyrjen e shtetasve të tyre në BE, si dhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn, të cilat janë pjesë e zonës Schengen.

Pasaportat në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë biometrike; në çipa ruhen gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia, dhe janë plotësisht të harmonizuara me kushtet që ka kërkuar Bashkimi Evropian, në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të përfitojnë regjimin pa viza.

Zbatimi i këtij sistemi ka rritur frikën se do të ketë radhë dhe pritje të gjata për njerëzit që udhëtojnë për në Evropë me trena, tragete dhe aeroplanë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i moshuari nga shkupi ngjitet ne skene per te perqafuar bilall kasamin je kryetari me i suksesshem ne maqedoni 68dc44ef022d3
Lajmi i mëparshëm

I moshuari nga Shkupi ngjitet në skenë për të përqafuar Bilall Kasamin: Je kryetari më i suksesshëm në Maqedoni

nxenesit e llojanit pine uje te kontaminuar me arsen debat i nxehte mes nexhmedin sadikut dhe erkan arifit ne hajde flasim 68dc4c32e9d23
Lajmi i radhës

Nxënësit e Llojanit pinë ujë të kontaminuar me arsen?! Debat i nxehtë mes Nexhmedin Sadikut dhe Erkan Arifit në Hajde Flasim

Të fundit nga

ShkoLartë