Ed Sheeran vazhdon të zgjerojë perandorinë e tij tashmë mbresëlënëse të pasurive të patundshme.
Këngëtari britanik, pasuria e të cilit vlerësohet rreth 350 milionë euro, së fundmi bleu një apartament të ri në Brooklyn, New York, për më shumë se 10 milionë euro.
Apartamenti ndodhet në një kompleks luksoz pikërisht në bregdet, dhe çuditërisht, fqinji i tij është reperi amerikan Kendrick Lamar.
Sheeran dhe gruaja e tij, Cherry Seaborn, me të cilën është i martuar që nga viti 2019 dhe me të cilën ka dy vajza – Lyra (4 vjeçe) dhe Jupiter (2 vjeçe), kanë kohë që marrin me qira një apartament në të njëjtën ndërtesë, për të cilin kanë paguar më shumë se 25 mijë euro në muaj.
Blerja e pronës së re u krye nëpërmjet një kompanie të posaçme të themeluar nga Ed dhe Cherry, dhe sipas dokumenteve nga New Yorku, transaksioni u krye pa marrë kredi – ata e blenë apartamentin me para në dorë.
Në këtë mënyrë, morën edhe disa lehtësime tatimore, veçanërisht nëse vendosin ta shesin pronën një ditë.
Apartamenti mbulon një sipërfaqe prej afërsisht 315 metrash katrorë dhe ofron lukse që përfshijnë dy palestra, një recepsion 24-orësh dhe një garazh me stacione karikimi për automjete elektrike.
Ai zotëron të paktën 27 prona në Mbretërinë e Bashkuar
Kjo nuk është as prona e parë dhe as e vetmja në pronësi të muzikantit të famshëm. Ai zotëron të paktën 27 prona në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë një shtëpi luksoze në Notting Hill me vlerë 20 milionë euro si dhe apartamente në zona elitare të Londrës si Covent Garden, Holland Park dhe Whitechapel.
Ed zotëron pesë prona në Holland Park me një vlerë totale prej 30 milionë eurosh dhe dy apartamente të tjera pranë Battersea Dogs and Cats Home.
Burimi: botasot.info


